Shteti kërkon ndihmë kundër piratëve
Shteti i Somalisë i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar ndihmë për krijimin e një force bregdetare përmes të cilës të mundë të ndërpresë piraterinë. Gjatë një samiti kundër piraterisë në Malajzi, një zyrtar i lartë i sigurisë së këtij vendi tha se qeveria (e cila kontrollon vetëm pjesë të vogla të territorit të vendit) e tij kërkonte me çdo kusht çrrënjosjen e këtij fenomeni, por se nga ana tjetër nuk zotëronte burimet e nevojshme financiare për krijimin e një force të përshtatshme.