Vritet lideri i Tigrave të Tamilit
Autoritetet shterpore të Sri Lankës bënë me dije dje se forcat e armatosura të vendit kishin vrarë Velupilai Prabhakaran, kreun e rebelëve të organizatës Tigrat e Tamilit, ndërsa ky përpiqej të largohej. Lajmi nuk është publikuar nga ana e organizatës terroriste, por në sitin e vet është folur për një "masakër të vërtetë nga ana e forcave qeveritare". Velupilai Prabhakaran ishte një prej 19 liderëve më të lartë të Tigrave të Tamilit dhe trupi i tij u identifikua mes shumë rebelëve të tjerë të vrarë.