Nis procesi i paqes për Lindjen e Mesme
Presidenti Barak Obama dhe Kryeministri izraelit, Beniamin Netaniau, bënë dje takimin e parë në Shtëpinë e Bardhë në kuadrin e gjetjes së një zgjidhjeje për problemin e paqes në Lindjen e Mesme. Në takim, ku për herë të parë Uashingtoni mbajti qëndrim të ashpër ndaj Izraelit për çështje të caktuara, u fol gjatë mbi pikat kyçe të procesit të paqes, si dhe për përqasjen me Iranin. Obama, i cili gjatë këtyre muajve në pushtet, ka qenë tepër aktiv si me diplomacinë izraelite ashtu edhe me atë palestineze, kishte lënë që më parë të kuptohej se kishte ndër mend të bënte presion mbi liderin izraelit në mënyrë që shteti hebre të pranojë zgjidhjen e dy shteteve, ashtu si dhe të ndërpriste shtrirjen e mëtejshme të kolonive izraelite në tokat e pushtuara.
Por Netaniau, i cili kryeson një qeveri me prirje të forta djathtas që deri në këtë çast e ka hedhur poshtë zgjidhjen e dy shteteve (ku parashikohet krijimi i shtetit të pavarur palestinez), zor të pranojë propozimin e Uashingtonit. Sipas analistëve, ka shumë gjasa që ai t‘i shmanget gjatë gjithë kohës çështjes së paqes mes izraelitëve e palestinezëve dhe t‘i përqendrojë bisedimet në temën e ambicieve nukleare të Iranit, gjë që sipas tij është temë shumë më urgjente. Izraeli, i cili ka treguar shenja shqetësimi ndaj ngrohjes së atmosferës mes Uashingtonit e Teheranit, ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në rast se përpjekjet diplomatike në këtë kuadër ndryshojnë.
Përpjekjet e Netaniaut për ta zhvendosur temën e bisedimeve nga probleme si kufijtë dhe e ardhmja e kolonive izraelite mund të rezultojë në acarim të raporteve tradicionalisht të mira mes Amerikës e shtetit hebre. Diçka e tillë do ta vërë në pozitë të pafavorizar përballë Presidentin Obama, i cili ka treguar se ka ndërmend të hedhë hapa përpara për pavarësinë e palestinezëve dhe është zotuar t‘i japë përparësi paqes në të gjithë axhendën e vet ndërkombëtare.
Duke nënvizuar vështirësitë e shumta që cenojnë synimet e Obamës, një zyrtar izraelit konfirmoi se kontraktorëve u janë kërkuar planet për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, një projekt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar si problematik për sa u përket përpjekjeve për gjetjen e gjuhës së paqes.
Por pavarësisht këndvështrimeve të kundërta, Obama dhe Netaniau, të cilët takohen për herë të parë që me marrjen e posteve përkatëse, pritet të trajtojnë me shumë kujdes pikat e nxehta të marrëdhënieve në rajon, duke i hapur kështu udhë ringjalljes së procesit të paqes. Obama e konsideron përkushtimin amerikan në vendosjen e paqes mes izraelitëve e palestinezëve - në të kundërt të administratës "Bush" që nuk hodhi asnjë hap në këtë drejtim - si faktor tepër të rëndësishëm në përpjekjet për rikuperimin e imazhit të dëmtuar amerikan në sytë e vendeve arabe dhe në bindjen e shteteve të moderuara arabe për përfshirjen në një forcë të bashkuar kundër Iranit.
U vërejtën gjatë bisedimeve të djeshme shenja që Obama po përpiqet ta shfaqë para Netaniaut idenë e normalizimit të marrëdhënieve të Izraelit me të gjitha vendet myslimane, por kjo mbetet ende tepër e vështirë për t‘u arritur dhe do të kërkojë veprimtari të ethshme diplomatike nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, Netaniau u përpoq t‘i devijonte të gjitha bisedat drejt ambicieve nukleare të Iranit, pa harruar të tregojë skepticizëm ndaj përpjekjeve të Obamës për t‘u impenjuar në rrafshin diplomatik me Teheranin. "Në anën tonë ndihet një lloj urgjence", u tha reporterëve këshilltari për sigurinë kombëtare i Netaniaut, Uzi Arad. Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, kishte thënë para takimit në Shtëpinë e Bardhë se fuqitë e mëdha botërore duhet të ndërmarrin veprime kundër Iranit në rast se ky nuk pranon të ndërpresë aktivitetin nuklear.