E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti në dispozicion të TEG: Autobusët e Juglindjes do të parkohen aty

Share

Lulëzim Basha duket se i bëri nderin e parë biznesmenëve afër tij. Burime  nga Bashkia bëjnë të ditur se pas datës 26 nëntor, te gjitha linjat nderurbane te udhëtimit qe vijnë nga jug-lindja e Shqipërisë, ose qe kalojnë nga Elbasani, do te kenë si stacion te fundit qendrën tregtare TEG (Tirana East Gate), dhe jo me vendqëndrimet aktuale brenda Tiranes. Me autobusët e TEG do te behet transporti i mëtejshëm për ne Tirane. Kjo gjë, dukshëm behet për te favorizuar bizneset pro qeverise, pasi qytetaret do te mbahen aty derisa autobusi i radhës te niset për ne Tirane. Pra mendohet qe qytetaret gjate kohës se qëndrimit ne pritje te autobusit te radhës, te bëjnë blerje tek TEG.

Operacioni bashkiak, i cili ka në qendër favorizimin e disa biznesmenëve që janë pronarë të atij kompleksi, pason veprime abuzive të qeverisë të cilat ndryshuan projektin e rrugës Tiranë- Elbasan për ta kaluar pranë këtij biznesi si dhe investuan miliona euro për ujësjellësin dhe një rrugë rurale në dispozicion të një qendre të re rezidenciale aty afër, ku kanë printuar vila në shkëmbim të favoreve për këta biznesmenë figura atë rëndësishme të politikës shqiptare.

Vendosja e shtetit në dispozicion të këtij grupi biznesmenësh, duket se hedh në erë dhe investimet e bëra në krahun perëndimor të Tiranës. Me hapjen e TEG, do te hyje ne Shqipëri për here te pare Carrefour Group, i cili me ketë lëvizje te pronareve te TEG dhe QTU, do te nxjerre shume shpejt jashtë loje Euromaxin ne te gjitha pikat e saj, pasi edhe fundi i kontratës me ta po afron.
Ne te njëjtën kohe, me këto lëvizje te pandershme (qe s’do jene te vetmet) po afrohet edhe fundi “de facto” i dy qendrave te tjera tregtare, Casa Italia dhe City Park.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›