10 ngjarjet më të tweet-uara në vitin 2011
Nga historitë personale, ngjarjet sportive e katastrofat e mëdha, Twitteri është një mënyrë shumë e mirë për të ndarë informacion me shpejtësi në mbarë botën. Më shumë se 300 milion njerëz e përdorin këtë rrjet social. Por cilat kanë qenë ngjarjet, për të cilat janë dërguar më shumë tweet-e?
Secili ka mendimin e tij, por për shumëkënd është befasues fakti se në vendin e parë qëndron zbulimi i shtatzanisë së këngëtares Beyonce gjatë MTV Video Music Awards. Sipas CNBC, ngjarja bëri që për këtë çështje të dërgohen pabesueshmërisht 8.868 tweet-e në sekondë.
10 ngjarjet më të tweet-uara
1) Beyonce zbulon shtatzaninë
2) Kupa e Botës në futboll për femra
3) Brazili eliminohet nga Copa America
4) Viti i Ri në Japoni
5) Çmimet BET për vitin 2011
6) Finalja e UEFA Champions League
7) Tsunami në Japoni
Ndeshja e fundit e finaleve të NBA
9) Tërmeti në bregun lindor amerikan
10) Vdekja e Osama bin Laden