E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti, ne dore te "Xhamllikut"

Operacioni policor i koduar "Oxhaku", i ka dhene fund dje "epokes Xhamlleku" ne kryeqytet. Bashkim Sejdini, nje 55-vjecar nga Tirana, i cili njihej si superfalsifikator, pasi kishte ne pronesi vula te institucioneve te ndryshme shqiptare dhe kosovare, eshte arrestuar dje pas nje hetimi disamujor. Policia tha se i arrestuari eshte kapur ne flagrance me 70 vula institucionesh dhe ambasadash, ne zonen ne afersi te "Oxhakut", ne Tirane. Policia e kryeqytetit tha se me operacionin e djeshem, ka eliminuar nje baze te rendesishme te falsifikimeve te dokumentacionit ne Tirane. "Hetimet mbi kete ceshtje kishin nisur qe prej disa muajsh", deklaruan zyrtare te policise se Tiranes. Deri tani nuk behet e ditur nese ishin te perfshire edhe persona te tjere ne falsifikime, apo se si Sejdini kishte arritur te kishte ne dore vula institucionesh.

Qindra qytetare nga Tirana dhe rrethet e tjera te vendit, por dhe nga Kosova e me gjere, prej shume muajsh e kishin gjetur menyren si te mbarojne pune me letrat e shtetit. Nuk u nevojitej te merreshin me "burokratet" e institucioneve, sepse ato i siguronte pa asnje veshtiresi, nje person i vetem. Bashkim Sejdini, i ka lene "me gisht ne goje" dje paradite mijera "admirues hallexhinj" te cilet tani e tutje duhet te gjejne nje "strofull" tjeter ku te mbarojne pune. Burri 55 vjecar qe njihej nga mbare Tirana dhe me gjere si mbarues punesh i Xhamllekut, dje u arrestua nga policia e Tiranes, per falsifikim dhe perdorim te paligjshem te vilave shteterore. Sejdinit iu gjeten nje "lume" vulash, nga institucionet kryesore te shtetit shqiptar, atij ne Kosove dhe organizatave te ndryshme vendase.

"Superfalsifikatori ishte bere njeshi i pajisjes me vertetime dhe dokumente nga doganat, ambasadat, ministrite, bashkite, komunat, shkollat, OJF-te, policia, prokuroria dhe gjykata, duke u dhene kundrejt pagesave te ndryshme, shume qytetareve te interesuar, letrat qe u duheshin per nevoja te tyre", treguan per "Koha Jone", burime nga grupi hetimor i ngjarjes.

Burime nga policia e kryeqytetit treguan per "KJ" se Sejdini eshte kapur ne flagrance ne banese, ndersa ishte duke falsifikuar dokumente per llogari te nje qytetari, emri i te cilit nuk behet i ditur. Ka qene nje operacioni blic i koduar "Oxhaku", i realizuar nga seksioni Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, qe mundesoi sekuestrimin e 70 vulave te institucioneve te ndryshme, si dhe nje sere dokumentesh zyrtare te falsifikuara. "Sejdinit i jane bllokuar nje sere certifikatash, te sigurimit motorik te mjeteve, leje qarkullimi per automjete te paplotesuara, vertetime dogane per hyrje automjetesh te falsifikuara te doganes Durres te falsifikuara te paplotesuara, dhe nje sere dokumentesh te tjera te gjitha te falsifikuara", detajuan burimet policore.

Policia ka bere te ditur se per t'i paraprire operacionit te djeshem, gjate hetimit jane perdorur te gjitha metodat speciale te hetimit. "Te pakten tre muaj hetim jane bere ndaj te arrestuarit", thane zyrtaret e policise. Ndaj dje, eshte bere e mundur prangosja ne flagrance e 55-vjecarit, i cili e zhvillonte aktivitetin te zona e "Xhamllikut".

Fale grumbullimit te sakte te informacioneve operative nga ana e specialisteve te ketij seksioni, u mundesua dokumentimi i plote i veprimtarise kriminale te te arrestuarit. Policia e kryeqytetit ka bere te ditur se materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane. Nderkohe vazhdon puna per thellimin e metejshem te hetimeve, dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Vulat e bllokuara

Te arrestuarit i jane bllokuara rreth 70 vula te institucioneve te ndryshme si, te Bashkise se Tiranes, vula te Prokurorise se Tiranes, te Gjykates se Tiranes, te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale te Greqise, te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale te Shqiperise, te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, te Doganave te Durresit dhe te Tiranes, Drejtorise se Pergjithshme te Transporteve, te Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave dega Tirane etj.

Tirane

Bashkia e Tiranes

Prokuroria e Tiranes

Gjykata e Tiranes

Ministria e Punes, Greqi

Ministria e Punes Shqiperi

Zyra e Regjistrimit te Pasurive

Dogana e Durresit

Dogana e Tiranes

Drejtoria e Transporteve

Drejtoria e Tatim Taksave

Komuna e Berxulles

Kosove

Prishtine

Decan

Mitrovice

Suhareke

Shkollat e Prizrenit

Shkolla

Shkolla "Ismail Qemali"

Shkolla "Partizani"

Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit

Fakulteti i Shkencave Sociale

Drejtoria e Policise se Shtetit

Drejtoria e Policise se Rendit

Sektori i Biznesit te Madh e te Vogel

Drejtoria e Tatim-Taksave Tirane

Shoqata e te Denuarve Politike

Komisariati Policise Vlore

Gjendjet Civile te Bashkise Tirane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›