Sulmi, jo per individin, por direkt ndaj institucioneve
Presidenti i Republikes se Kosoves, Kryetari i Parlamentit dhe kabineti qeveritar, reaguan vrullshem dje ne lidhje me atentatin qe iu be familjes se Kryeministrit, ku persona te armatosur hapen zjarr ne banesen e tij. "Fakti se dikush ka dashur me se paku, ta lendoje Kryeministrin dhe familjen e tij, per cfaredo motivi, nuk eshte vetem veprim kriminal qe kalon cfaredo kufiri te urrejtjeve, qofte padurimin apo urrejtjen politike", pohoi zv/Kryeministri Hajredin Kuci.
Kryetari i shtetit, dr. Fatmir Sejdiu, e denoi ashper sulmin ndaj shtepise se Kryeministrit Thaci, duke e cilesuar kete akt si nje sulm te drejtperdrejte jo vetem ndaj z. Thaci dhe familjes se tij, por edhe ndaj vete institucioneve te Republikes. Presidenti tha se i ka telefonuar Thacit me te marre lajmin dhe i ka shprehur atij keqardhjen e thelle per kete akt te pashembullt. Ai, po ashtu, ka kerkuar nga Kryeministri qe shqetesimin e tij t'ia percjelle edhe familjes Thaci. Nderkohe, kryetari i shtetit me te ri te botes, ka leshuar nje apel te forte per drejtesine: "Kerkojme nga organet e rendit dhe te ligjit qe t'i ndermarrin te gjitha masat e nevojshme, me qellim qe ky rast te zbardhet sa me pare, kurse personat e perfshire ne kete akt te shemtuar te vihen para organeve drejtesise", theksoi Presidenti Sejdiu.
Nderkohe, Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, vleresoi se "ky sulm kriminal e qyqar me arme ne shtepine e Thacit dhe te familjes se tij eshte dhe nje perpjekje e shqetesuar dhe e kote per te shantazhuar e penguar Qeverine dhe institucionet tjera te Kosoves ne permbushjen e misionit historik te tyre".
Per Krasniqin, ngjarja vjen ne vigjilje te kohes kur Republika e Kosoves dhe populli i saj po pergatiten per te peruruar Kushtetuten e Pavaresise. "Atentati erdhi ne prag te dites kur institucionet tona do t'i marrin kompetencat e shtetesise dhe te sovranitetit te vendit, ne vigjilje te shenimit solemn te nente vjetorit te lirise dhe te paqes ne Kosove".
Ne kete pike, Krasniqi evidenton se "sulmi mbi Kryeministrin Thaci dhe familjen e tij, vjen si nje mesazh kunder Kosoves, institucioneve te saj e zhvillimeve historike neper te cilat po kalojme". Ne fund te deklarates se tij, Krasniqi ka kerkuar zyrtarisht qe "organet kompetente vendore dhe nderkombetare, ta hetojne kete ngjarje kriminale, duke i identifikuar dhe sjelle para drejtesise aktoret e saj".