Fjalimi i Obames para OKB tregon zbehjen e ndikimit amerikan

Barack Obama eshte njeri optimist. Dhe keshtu ai ravijezoi edhe ne fjalimin e tij para Kombeve te Bashkuara pamjen e nje bote ne te cilin aktivitetet luftarake po pakesohen. Ai pranon se pranvera arabe ka sjelle ide demokratike te cilat disa muaj me pare nuk i mendonte kerkush si te mundshme. Megjithate e vertete eshte edhe se ato u zhvilluan pa nderhyrjen e SHBA-se.160160160
Presidenti amerikan priti shume gjate para se te shprehte mbeshtetjen per demonstruesit ne Siri dhe Egjipt. Heshtja qe shoqeroi kete vit fjalimin e Obames mbajtur ne OKB eshte shume e ndryshme nga pritja e zhurmshme e presidentit amerikan dy vjet me pare kur foli para Asamblese se Pergjithshme te OKB.
Sepse eshte konflikti i Lindjes se Mesme ai me te cilin ngrihen dhe bien te gjitha. Vitin e kaluar Obama pati kthyer ceshtjen e paqes ne Lindjen e Mesme dhe njohjen e shtetit palestinez teme qendrore te fjalimit te tij. Ne ate kohe ai tregohej optimist se palestinezet do te pranoheshin ne familjen e Kombeve te Bashkuara. Por tani kjo eshte bere me e larget se kurre. Pas perdeve zhvillohet nje lufte e ashper diplomatike. Ajo duhet te pengoje palestinezet qe te mos e bejne kerkesen per njohjen e shtetit te tyre dhe per anetaresimin ne OKB.
Gjetja e kompromisit - e veshtire
Nje hap te tille theksoi Obama ne fjalimin e tij SHBA do ta bllokoje duke perdorur te drejten e vetos ne Keshillin e Sigurimit. Per amerikanet vlen se Pa procesin e paqes nuk duhet te kete as shtet palestinez. Por procesi i paqes ka ngrire prej disa muajsh. Barack Obama nuk eshte i vetem fajtor per kete. Ai ka bere disa gabime kur kunder keshillave te eksperteve ka kerkuar nga Izraeli ndalimin e ndertimit te ngulimeve - dhe dikur duhet te hiqte dore dhe nga kjo kerkese. Nga ana tjeter ai zgjoi tek palestinezet pershtypjen e njohjes pa rezerva te shtetit por edhe ne kete pike atij i duhet te terhiqet. Me kete manover Obama ka humbur shume influence tek te dyja palet.
Tani eshte puna te gjendet nje kompromis per Lindjen e Mesme nje zgjidhje e cila ti lejoje presidentit palestinez Mahmud Abaz te paraqese para OKB kerkesen per njohjen e vendit te tij ne menyre qe te mos nxije faqen por edhe qe te mos e beje nga ana tjeter te domosdoshem votimin ne Keshillin e Sigurimit qe te mos ashpersohen frontet. Dhe qe te hape rrugen drejt bisedimeve te reja. Jane evropianet qe jane duke punuar aktualisht per nje zgjidhje te tille.
Sepse amerikanet per te cilet thuhet se jane forca vendimtare qe mund te sjelle perpara konfliktin ne Lindjen e Aferme nuk jane me ne gjendje per nje gje te tille. Ata e kane humbur peshen ne parketin nderkombetar.160
Autor Christina Bergmann
Redaktoi Auron Dodi