Ky nuk eshte turizem fetar - Papa Benedikti viziton Gjermanine

Himni i Vatikanit do te luhet ne ardhjen e Papes te enjten 22.09. Per here te trete tashme per Joseph Ratzingerin i cili vizitoi Kelnin ne vitin 2005 ne Diten Botere te Rinise dhe ne vitin 2006 vendlindjen e tij ne Bavari. Por kete here ai shkon ne kryeqytet per here te pare zyrtarisht per vizite. Megjithate kjo nuk eshte vizite shteterore sepse ka dallime te vogla ne protokoll. Pas takimeve me presidentin dhe kancelaren Papa do te mbaje nje fjalim para parlamentit. Per here te pare per nje Pape. Dhe kjo e gezon kryetarin e Konferences ipeshknore gjermane kryepeshkopin Robert Zollitsch nga Freiburgu Ne gezohemi qe Papa vjen ne Gjermani per nje vizite zyrtare. Dhe ne me siguri do ta mirepresim.
Por papen nuk do ta mirepresin te gjithe
Bildunterschrift Gjermania pret Papen
Rreth 100 delegate nga grupet parlamentare te PSD te te Gjelberve dhe te Majtes do te largohen gjate fjales se Papes sepse ato mendojne se udheheqesit fetare nuk duhet te dalin para parlamentit. Hans-Kristian Strebele deputet i te Gjelberve thote Nese tani fillojme te nderojme lideret kishtare dhe udheheqesit e komuniteteve fetare ne Bundestagun gjerman ku do te na coje kjo
Ne nje demonstrate kunder moralit seksual te kishes katolike sipas organizatoreve do te marrin pjese 20.000 njerez ne qender te Berlinit ne mesin e tyre deputeti homoseksual i Bundestagut Volker Beck i te Gjelberve Ne aspektin e te drejtave te njeriut dhe ne ceshtjet e politikes seksuale ai nuk i pergjigjet asaj qe kerkon kushtetuta jone nga politika. Kundershtimi ketu eshte legjitim dhe se si shprehet ai secili duhet ta vendose vete.
Kryepeshkopi Zollitsch ne parim nuk ka kundershtim kunder protestave kunder fjalimit ne parlament Zoti kryetar i parlamentit e ka ftuar Papen. Kjo ishte iniciative e tij. Dua te them se ku ka diversitet mendimesh qe eshte pjese e demokracise eshte me mire qe ta degjosh se pari tjetrin e te ballafaqohesh objektivisht me te. Por duhet respektuar nese dikush thote se une dua te shpreh mendimin tim ne kete menyre.
Kater mesha te medha
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjermania pret Papen
Numri i perkrahesve te Papes eshte shume me i madh se ai i kundershtareve te tij. Per kater meshat ne ajer te hapur ne Berlin Erfurt Freiburg kane njoftuar se do te marrin pjese 250.000 vete. Edhe stadiumi olimpik ne Berlinin me shume protestant dhe ateist eshte rezervuar i teri. 80.000 bileta jane shperndare ben te ditur konferenca ipeshknore gjermane. Papa Benedikti sipas fjaleve te tij gezohet sidomos per nje takim me udheheqesit e kishes protestante ne Gjermani dhe pikerisht ne manastirin e Erfurtit ku ka punuar reformatori Martin Luther dikur si murg katolik. Biseda ne mes protestanteve dhe katolikut me te larte do te coje perpara ekumenizmin pajtimin e dy besimeve gati 500 vjet pas ndarjes. Benedikti i XVI tha per kete ne kanalin televiziv gjerman ARD
Ne nuk presim sensacione te medha. Me te vertete e madhja ketu eshte qe se se bashku mendojme ne kete vend degjojme dhe lusim fjalen e zoti dhe keshtu jemi te lidhur me njeri-tjetrin kjo eshte me te vertete ikumeni.
Forcimi i ekumenizmit nje nga qellimet e vizites
Nga zemra e reformacionit nga Thuringia Papa do te flase per ribashkimin e Gjermanise. Dhe ai nderon ne Freiburg ish-kancelarin Helmut Kohl per meritat e tij per ribashkimin me nje audience private. Laiket katolike dhe kleri presin nga Papa edhe nje fjale sqaruese per rastet e vjetra por te zbuluara se voni te abuzimit seksual ne institucionet katolike. Ne SHBA dhe Britanine e Madhe Papa eshte takuar me viktimat e abuzimit. Kjo do te behet edhe ne Gjermani. Koha dhe vendi i takimit nuk jane te njohura ende. Hannelore Bartscherer eshte kryetare e komisionit te katolikeve ne Keln.
Bildunterschrift Papstbesuch in Deutschland 2011 Berlin Flash-Galerie
Une mendoj se eshte e nevojshme qe papa te thote dicka. Viktimat presin thjesht qe ai here pas here te shprehet hapur per kete ceshtje.
Ku eshte Zoti aty eshte e ardhmja
Ne Eichsfeld nje ishull i vogel katolik ne Gjermanine qendore perndryshe protestante Papa do te celebroje nje meshe ne nje kishez te shen Marise prane Erfurtit ne mes te nje fushe. 60 000 vete kane njoftuar se do vijne nje sfide logjistike per policine per sipermarrjet e transportit urban dhe ndihmen e shpejte. Vetem njeri vjen me helikopter Benedikti XVI. 84 vjecari ka nje itinerar teper te ngushte dhe perfundon udhetimin ne Freiburg ne dioqezen e vendlindjes te kryepeshkopit Robert Zollitsch me nje sherbim te madh fetar dhe nje fjalim ne sallen e koncerteve. 20 stacione televizive nga e gjithe bota do te transmetojne drejtperdrejte udhetimin e papes ne vendlindjen e160 tij. Megjithe bujen e madhe Joseph Ratzinger kembengul te theksoje karakterin fetar te udhetimit te tij ai deshiron tu jape guxim rreth 25 milione katolikeve ne vendlindjen e tij per ta jetuar besimin pavaresisht nga kritikat pavaresisht nga mungesa e prifterinjve dhe tkurrja e bashkesive
E gjitha kjo nuk eshte turizem fetar dhe aq me pak nje shfaqje. Perse eshte fjala e thote motoja e ketyre diteve Ku eshte Zoti aty eshte e ardhmja
160
Autor Bernd Riegert / Angelina Verbica
Redaktoi160Aida Cama
160