E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestina Sarkozi Status shteti vezhgues

Lindja e Mesme dhe shmangia e kërkesës së Palestinës për njohjen e plotë të shtetësisë nga OKB ishte në qendër të fjalimit të mbajtur nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi në hapje të punimeve. Sarkozi propozoi që Kombet e Bashkuara t’i lejojnë Palestinezëve statusin e shtetit vëzhgues, ndërkohë që të nisin bisedimet për një plan paqeje, në kuadrin kohor të një viti. Presidenti francez paralajmëroi se një veto e mundshme në këshillin e Sigurimit kundër shtetësisë palestineze do të sillte një valë të re dhune në Lindjen e Mesme.

Ndërsa, kryeministri izraelit, Benjamin Netenjahu ka theksuar gjatë takimit e presidentin Obama, se bisedimet direkte janë e vetmja rrugë të arritur stabilitet në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se përpjekjet e Palestinës për njohje nga OKB, nuk do ia arrijnë qëllimit. I ulur pranë Netanjahutr në sallën e konferencave të OKB-së, menjeherë pas fjalimit në Asamble, Obama tha se qëndronte i vendosur në përkrahje të Izraelit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›