E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund te arrihet falja nese nuk dihen faktet

Konferenca shtroi pyetjen cila eshte relevanca aktuale e hapjes se dosjeve ne shoqerite e sotme cilat jane synimet politike dhe ligjore per zbardhjen e historise dhe a mund te japin diskutimet ne lindje te Evropes impulse per nje konfrontim mbare-evropian mbi trashegimine e diktaturave te shekullit te 20-te.

Edhe 20 vjet pas dosjet mbeten nje problem i veshtire

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anneli Ute Gabanyi anetare e presidiumit te shoqates per Evropen Juglindore.

Me rrezimin e regjimeve komuniste ne shumicen e vendeve evropiano- lindore u rrezua nje sistem efektiv pergjimi. Arkivat e medha te policive te atehershme japin mundesine per te kuptuar kontrollin dhe perndjekjen qe u eshte bere qytetareve. Ne shtetet qe pasuan dosjet e policive sekrete vazhdojne te jene nje teme e veshtire edhe 20 vjet pas. Shume njerez kerkojne te zbardhin padrejtesite qe u jane bere studiues kerkojne te mesojne per menyrat e perdorura nga aparati i pushtetit komunist. Hapja e dosjeve u krijon atyre mundesine te kontrollojne perzierjen e njerezve te pushtetit te sotem kandidateve te zgjedhjeve dhe personave te tjere te jetes publike me ish sherbimet sekrete te asaj kohe.

Anneli Ute Gabanyi eshte anetare e presidiumit te Shoqates per Evropen Juglindore dhe e ka planifikuar kete konference dy vjet me pare. Tema eshte shume e rendesishme. Kjo shihet jo vetem ne publikun gjerman por edhe nese hidhet nje sy ne shtypin e ish vendeve komuniste. Per ne i rendesishem ishte nje vezhgim krahasues i perpjekjeve qe behen per zbardhjen e historise dhe i institucioneve qe merren me to. Si per te kuptuar situaten ne vende te vecanta ashtu edhe per te kuptuar problematiken e perbashket per te gjitha keto vende thote ajo.

DW Pse trajtimi i dosjeve te policive sekrete vazhdon te jete i veshtire

160Anneli Ute Gabanyi Tema eshte e veshtire dhe delikate sepse institucionet per tu marre me to u ngriten shume vone ne te gjitha vendet me perjashtim te ish Gjermanise Lindore RDGJ. RDGJ eshte nje rast i vecante sepse aty u zhduk nje shtet se bashku me interesat e tij dhe sepse zbardhja e historise u be ne kuader te nje shteti demokratik Republikes Federale Gjermane. Por kjo nuk ndodhi gjithandej sepse kudo ne ish vendet komuniste ne kemi fakte te pazbardhura nga e kaluara. Ne keto vende u rrezua nje regjim kriminel dhe sot viktimat dhe dorasit jane vene perballe njeri tjetrit pa ditur gje per njeri tjetrin dhe pa njohur aktet e kryera nga sherbimet sekrete. Viktimave duhet tu jepet mundesia te mesojne cfare eshte kallezuar dhe ne rast nevoje kush i ka kallezuar. Por jo vetem kaq ne ngritjen e institucioneve demokratike parlament qeveri etj duhet krijuar mundesia qe te kontrollohet kush nga kandidatet qe kerkon te zgjidhet ka patur nje te kaluar eventualisht jo te pershtatshme per te kryer nje detyre demokratike.160

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anneli Ute Gabanyi me Virgiliu-Leon Tarau nga Rumania i ngarkuar per studimin e arkivave te Sekuritates.

DW Ne Shqiperi ka zera qe thone se zbardhja e historise eshte luks sepse njerezit kane pune me te rendesishme per te bere. A eshte keshtu edhe ne vende te tjera

Anneli Ute Gabanyi Ne veshtrimet krahasuese ne konferencen tone ne degjuam se ne te gjitha vendet ekziston rezistence nga pjese te ndryshme te shoqerise qe zbardhja te mos behet. Asnje nuk tha se zbardhja e historise eshte lluks por u tha se eshte e rrezikshme sepse mund te shkaktohet percarja e shoqerise ose perndjekja e njerezve. Bashkimi shoqerise eshte i rendesishem per keto vende por une pyes si mund te arrihet mirekuptimi si mund te jepet ne rast nevoje edhe falja nese nuk dihen faktet. Faktet duhen vendosur mbi tavoline njerezit duhen permendur me emer ne menyre qe te mos lejohet te marrin poste dhe kjo eshte po aq e rendesishme sa buka e perditshme.

DW Si duket situata ne Rumani apo ne Hungari A ka vende qe ndodhen me mire se te tjerat ne zbardhjen e historise160160160

Anneli Ute Gabanyi Ne Rumani per shembull qe ne fillim direkt pas revolucionit te dhunshem pati zera qe kerkuan lustracionin pra moslejimin e funksionareve te regjimit komunist qe te merrnin poste publike. Ato nuk u degjuan. Por gjithnje nga shoqeria civile pati iniciativa po ashtu si nga shoqata e te perndjekurve poliltike qe u perpoqen qe ne fillim te viteve nentedhjete te sillnin ne parlament nje ligj te tille. Vetem ne vitin 1999 u krijua institucioni per zbardhjen e historise ne Rumani. Por problemi tjeter qe ekziston ne te gjitha keto vende u korrigjua ne Rumani ne vitet 2004- 2005 domethene qe institucionet moren ne dore dosjet e ish sherbimeve sekrete. Pra problemi i dhenies se ketyre dosjeve ishte nje nga problemet qe ekzistonte ne te gjitha vendet me perjashtim te Gjermanise ku elita e vjeter nuk ishte shume prezente. Ne te gjitha vendet duke perfshire edhe Gjermanine ne kemi problemin qe shume dosje jane zhdukur dhe shpesh nuk dihet cilat dosje dhe sa prej tyre jane zhdukur. Ndersa sa i perket Hungarise ne mesuam ne Kongres se ne kete fushe behet shume pak. Hapja e dosjeve per publikun e gjere eshte shume restriktive. Faciti jozyrtar i konferences ishte se Rumania Polonia Republika eke dhe Sllovakia jane vendet qe kane bere me shume ne kete drejtim.160

Autor Aida Cama

Redaktoi Angjelina Verbica

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›