Shteti,para vajzave e fëmijëve të trafikuar

Vajzat dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit tashmë do të përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti. Kjo u vendos sot në Komisionin e Ekonomisë. Nga ky vendim pritet që të përfitojnë rreth 105 persona të cilët do të marrin tashmë 26 mijë lekë në muaj. Drejtoresha juridike në ministrinë e Punës deklaroi se miratimi i këtij neni është plotësimi i një prej kushteve të kërkuara prej Bashkimit Europian.
Tashmë personat e shpallur viktima të trafikimit do të ketë kenë nga shteti përveç përkujdesjes dhe një ndihmë financiare e cila do t'i ndihmojë të integrohen në shoqëri.