Ende pa kandidatë

Dy partitë që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet e kaluara në Istog, LDK’ja dhe AAK’ja, duket se tashmë i kanë të qartë emrat e kandidatëve të tyre për zgjedhjet e 11 prillit.
LDK’ja pritet të zyrtarizojë Nënkryetarin aktual të Istogut, Haki Rugovën, si pasardhës të ish-Kryetarit Fadil Ferati, derisa AAK’ja pritet të përcaktohet mes ish-kandidatit nga zgjedhjet e kaluara, Naim Imerajt apo për deputeten Donika Kadaj-Bujupi.
Zyrtarët e LDK’së thonë se janë në konsultime për të dalë me emrin e kandidatit të Istogut, por nuk përmendin emrat e mundshëm.
“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, ne jemi të detyruar të futemi në procesin e ri zgjedhor atje, pasi kjo është e domosdoshme pas vdekjes së kryetarit. Tash, jemi në fazën finale për të propozuar emrin e kandidatit për Kryetar të Istogut”, ka thënë Zëdhënësi i LDK’së, Vehbi Miftari.
Ndryshe prej LDK’së, në AAK konfirmojnë se janë duke qarkulluar dy emra për të konkurruar për Kryetar të Istogut.
Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma thotë se Naim Imeraj dhe Donika Kadaj-Bujupi janë emrat që po diskutohen për të garuar për Kryetar të Istogut.
“Donika Kadaj-Bujupi dhe kandidati për Kryetar nga zgjedhjet e kaluara, Naim Imeraj janë kandidatët e AAK’së për Kryetar të Istogut. Në javën që po hyjmë do të zyrtarizohen të gjitha”, ka thënë Luma për Express të dielën.
Por, burime të Expressit brenda AAK’së sqarojnë se Donika Kadaj-Bujupi ka marrë bekimin e Ramush Haradinajt për të qenë kandidate për Kryetare të Komunës së Istogut.
Për dallim prej dy partive të tjera, në PDK ende nuk janë përcaktuar për emrin e kandidatit për garën elektorale në Istog.
“Ende nuk kanë arritur emrat nga Kryesia e PDK’së në Istog. Por besoj se kjo procedurë do të kryhet dhe do të dalim me emrin e kandidatit tonë për Kryetar të Istogut”, ka thënë Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci.
Zgjedhjet në Komunën e Istogut pritet të organizohen më 11 prill për shkak se Kryetari i zgjedhur në fund të vitit të kaluar, Fadil Ferati ka ndërruar jetë, pas një sëmundjeje të rëndë.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu kishte caktuar datën 4 prill për mbajtjen e zgjedhjeve në Istog, por është ndryshuar për një javë më vonë për shkak se ajo ditë ka qëlluar festë katolike.
Megjithëkëtë, para zgjedhjeve në Istog pritet që më 14 mars të zhvillohet balotazhi i dytë në Gjilan, derisa më 20 qershor Presidenti ka marrë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për herë të parë në Komunën e re të Parteshit.