Laç, bie nga shtylla, ndërron jetë elektriçisti

Një defekt elektrik në një shtyllë elektrike në qytetin e Lacit ka përfunduar në mënyrë tragjike për një elektriçist. Gjatë ditës së sotme elektricisti, Pal Teska, 48vjec është rrëzuar nga një shtyllë elektrike, nga rreth 10 metra lartesi. Mësohet se Teska ishte ngjitur në shtyllë për të riparuar një defekt elektrik, dhe si rezultat i erës së fortë ka rënë nga shtylla. Edhe pse është bërë dërgimi i menjëhershëm në spitalin e Lacit dhe me gjithë ndihmën e mjekëve 48 vjecari ka ndërruar jetë.