Shtrenjtohen pushimet
Turizmi
Shqiptarët duhet të maten mirë për pushimet e tyre jashtë vendit. Operatorët turistikë deklarojnë se paketat turistike këtë verë janë më të shtrenjta se më parë, ndërkohë që edhe çmimet që ofron turizmi shqiptar janë më të shtrenjta se në vendet e tjera të rajonit. Ndërkohë, Ministria e Turizmit ka filluar ngritjen e zyrave të kujdesit për turistët vendas dhe të huaj pranë zonave turistike. Ndërsa në çdo njësi akomoduese do të shpërndahen në mënyre të detyrueshme formularë ankesash për vizitorët. Sipas një marrëveshjeje me strukturat e rendit, pranë këtyre zyrave për turistët në Shqipëri do të ofrohet edhe shërbim policor.
#