Shtimi i qenve në rrugë, ankohen qytetarët
Shtimi i qenve endacake dhe agresivë nëpër rrugët e kryeqytetit kthehet në problem për qytetarët, të cilët shprehen të shqetësuar për rreziqet që ato sjellin. Sipas tyre ka shumë zona në Tiranë ku është problem të lëvizësh lirshëm, sidomos për fëmijet që janë më të rrezikuarit.
Prania e këtyre qenve në rrugë, sipas qytetarëve përveç mungesës së higjinës dhe rrezikut i sulmit fizik është kthyer në një shqetësim real, ndaj të cilit duhet të merren masa konkrete.