E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuse në derën e Hasmit”, libri i ri i Pierre-Pandeli Simsia

TIRANË- Autori Pierre-Pandeli Simsia ka promovuar sot, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve librin e tij “Nuse në derë të hasmit”. 

Sipas autorit, në këtë roman do të gjeni grimca të jetës e realitetit, dashuri, sakrifica, dhimbje, por mbi të gjitha shpresa dhe njerëz që dinë të falin.

Ngjarjen e librit janë vendosur në dy realitete, Shqipëri dhe Amerikë, ku personazhet kryesore janë dy të rinj shqiptar që jetojnë në Amerikë. Ata rastësisht takohen në vagonin e një treni dhe falë bisedave mes tyre lind një shkëndijë dashurie. Personazhe dhe rrethana të tjera shtjellojnë fenomentin e gjakmarrrjes.

Pierre-Pandeli Simsia lindi më 21 qershor 1960, nga një familje beratase me tradita të hershme patriotike; në qytetin e lashtë dhe historik të Beratit. Autori prej vitesh i është kushtuar shkrimit. Prej SHBA-së ku ka vendosur jetën ai ka sjellë vitet e fundit një sërë librash si vëllimin me tregime “Le të jem unë Zamira…”, “Dashuri e vrarë”, dhe së fundi romanin “Nuse në derën e hasmit”, botuar nga “Toena”. Temat e librave që ai shkruan janë nga Shqipëria. Dhe pse i është dashur të shkëputet prej vendit të tij shumë herët, realiteti shqiptar është pjesë e letërsisë që ai shkruan.

Në vitin 2010 shkrimtari në konkursin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Nju-Jork u vlerësua me çmimin e parë në gjininë e romanit për librin “Një dashuri e vrarë”.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›