“Ura me tri harqe” rikthehet në Tiranë
TIRANË- Projekti i tre universiteteve shqipfolëse të artit "Ura me tri harqe", rikthehet në Tiranë.
Një sërë aktivitetesh kanë nisur që dje në Universitetin e Arteve të Tiranës. Drama, koncerte dhe ekspozita të realizuara nga studentët e tre universiteteve, atij të Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. do të jenë pjesë e aktivitetit që bashkon artin mbarëkombëtar.
"Ne i mëshojmë fort një ideje që ka Universiteti i Arteve, që UA, përkrah edukimit artistik, që ka misionin qëndror në institucion, të ketë dhe hapjen karshi publikut universitetas me projekte të shumta të studentëve dhe të pedagogëve. Këto projekte nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë këtu tek ne”, tha për mediat Petrit Malaj, rektor i UA në Tiranë.
Aktivitet e përbashkëta nisën më një ekspozitë në galerinë Fab, ku u bashkuan 65 studentë nga tre vendet, me krijimet më të mira të vitit të fundit. Punët i takojnë të gjitha teknikave të arteve figurative dhe shprehin subjekte të ndryshme. Në mbrëmje në skenën Akademisë do të shfaqet një koncert me vepra të Kujtim Laros dhe Hektor Berlioz.
Projekti "Ura me tri harqe" çdo vit udhëton në një nga tre kryeqytetet, apo qytetet shqiptare. "Ura me tri harqe" është titulli i një projekti disavjeçar, i cili u iniciua fill mbas mbarimit të Luftës në Kosovë në vitin 2000, për një aktivitet të përbashkët që do të paraqiste arritjet artistike të tre shkollave artistike.
Përmes këtij titulli nismëtarët e vitit 2000 gjetën simbolikën që mbart në vetvete aktiviteti, afrimin dhe lidhjen e ndërsjelltë të kulturës kombëtare përmes arritjeve të artistëve të rinj të tre qendrave më të mëdha mbarëshqiptare Tiranë - Prishtinë - Tetovë.
(e.m/ata/BalkanWeb)