E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtimi i sipërfaqeve të mbjella ka ulur çmimet

31-07-2013 / Gazeta 55

Zv/ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia
 
Fermerët shqiptarë e kthejnë vëmendjen te toka dhe shtojnë prodhimet bujqësore.
Sipas zv/ministrit të bujqësisë Ndoc Fasllia të dhënat për 6-mujorin e parë të këtij viti tregojnë se ka pasur një rritje të eksporteve me 13% dhe rënie të importeve me 8%. Numri dy i bujqësisë në vend shpjegon se shtimi i sipërfaqeve të mbjella ka ndikuar edhe në uljen e çmimeve në tregjet shqiptare. Një ndër produktet që ka pësuar uljen më të ndjeshme të importit është gruri. Sipas Fasllisë kjo ka ardhur si rezultat i rendimentit të lartë. Zv.ministri në detyrë jep një këshillë edhe për qeverinë e re. Ndoc Fasllia kërkon që në të ardhmen të bëhen më shumë investime për të shmangur kapriçot e motit dhe dëmet që shkakton në të mbjella. Stina e verës dhe e vjeshtës arrijnë pikun e prodhimeve bujqësore në vend. Ndërkohë që dimri ka më pak të prodhime e megjithatë vitet e fundit sipas zv.ministrit, fermerët shqiptarë kanë nisur të mbjellin edhe në këtë stinë pavarësisht kostos së lartë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›