Bumçi takon ambasadoren e Afrikës së Jugut, Zj. Tambo
31-07-2013 / Gazeta 55
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Aldo Bumçi, zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e re të Republikës së Afrikës së Jugut, SH.T.Znj. Nomatemba Tambo, rezidente në Romë, me rastin e vizitës së saj në Tiranë për paraqitjen letrave kredenciale.
Ministri Bumçi, pasi i uroi Ambasadores Tambo suksese në detyrën e re, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të të gjitha niveleve si dhe krijimit të kuadrit ligjor. Nga ana e saj, Ambasadorja Tambo, vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve tona dhe shprehu angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në fusha me interes reciprok si turizmi, energjetika etj.