E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozohet modeli që Greqia ndjek me Turqinë me toponimet

31-07-2013 / Gazeta 55

Ambasadori shqiptar në Greqi, Dervishi takon ministrin e Jashtëm, Venizelos
 
Prej 9 muajsh qeveria greke hesht përballë kërkesave të vazhdueshme të qeverisë shqiptare për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pengimit të lëvizjes së fëmijëve të emigrantëve shqiptare të lindur në Greqi, për shkak të vendosjes së egzonimeve dhe toponimeve në gjuhën shqipe, në pasaportat e tyre.  Problemi u shfaq verën e vitit te shkuar. Me qindra emigrantë u përballën në pikat kufitare me refuzimin e palës greke për t’u kthyer në vendet ku banojnë prej vitesh së bashku me fëmijët e tyre, për shkak se vendlindja e fëmijëve në pasaportat biometrike ishte shkruar në gjuhen shqipe. Një problem të tillë Shqipëria e ka vetëm me Greqinë. Propozimi që pala shqiptare i bën qeverisë greke është një model që Greqia ndjek me Turqinë. Për Ministrinë e Jashtme, zvarritja e këtij problemi është thjesht neglizhencë, pa lidhje me interesa të tjera. Ambasadori shqiptar në Athinë ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të ministrisë së Jashtme greke. Një tjetër takim ai do ta zhvillojë sot me zv.kryeministri grek njëkoherësh Ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos do të takohen sot paradite në Athinë.  Ky është takimi i parë që përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë, zhvillon me ministrin e Jashtëm grek, Venizelos pas emërimit të tij në këtë detyrë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›