E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen borxhet e Albpetrolit

Rasti

Kompania e naftës “Albpetrol” nuk ka paguar detyrimet tatimore ndaj Komunës Zharrëz. Kjo e fundit, edhe pse e ka ndjekur çështjen në rrugë ligjore, nuk ka mundur të marrë asgjë nga shuma e madhe e lekëve që rëndon mbi gjigantin e naftës. Kryetari i Komunës Zharrëz, Taulant Grëmi, shprehet se prej më shumë se dy vjetësh “Albpetrol” ka shmangur pagesat e detyrimeve. Shuma e papaguar shkon në 25 milionë lekë të reja, që komuna e kishte planifikuar për realizimin e shumë projekteve. Për më shumë se dy vjet, kompania “Albpetrol” sh.a e ushtron pjesën më të madhe të aktivitetit në territorin e Komunës Zharrëz. Për pasojë kjo kompani paguan tri lloj taksash për komunën. Shqetësimin e kryekomunarit e thellon akoma dhe më shumë plani i privatizimit të kompanisë, duke rrezikuar mundësinë e marrjes së parave.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›