Shtohen denoncimet e bëra kundrejt dhunës në familje
07/04/2010 Gjatë 2009-ës, 16 persona humbën jetën prej dhunës së ushtruar ndaj tyre
Shtohet numri i denoncimeve të bëra kundrejt dhunës së ushtruar në familje. Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se për vitin që lamë pas janë kryer 400 denoncime më shumë sesa një vit më parë. Ndërmjet denoncimeve të bëra në polici raportohet se 16 prej viktimave kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së fortë fizike të ushtruar ndaj tyre. Shifrat janë raportuar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, që u zhvillua gjatë ditës së djeshme, nën kryesimin e ministrit të Punës. Sipas përfaqësuesve të institucioneve, rezulton se rritja e numrit të denoncimeve të grave të dhunuara ka ardhur për shkak të ndërgjegjësimit të publikut dhe veçanërisht të viktimave për të denoncuar dhunën. “Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi, gjatë vitit të kaluar është rritur numri i denoncimit të rasteve të dhunës në familje, në krahasim me një vit më parë, ku rezulton që nga 822 denoncime në vitin 2008, në vitin 2009 pranë strukturave vendore të policisë të denoncohen 1 217 raste”, thuhet në raport. Sipas tij, ky shtim nuk është pasojë e rritjes së konflikteve apo veprave penale të ndodhura në ambientet familjare, por rritjes së sensibilitetit të shoqërisë për të denoncuar rastet. Lidhur me masat e marra për mbështetjen e kësaj kategorie, kreu i Ministrisë së Punës ka deklaruar se “angazhimi i Qeverisë pasqyrohet qartazi në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje 2007-2010, me synim përfshirjen e çështjeve gjinore dhe dhunës në familje në politikat publike, nëpërmjet planeve konkrete të veprimit, të detajuara e buxhetuara për të hedhur bazat për avancimin e barazisë gjinore dhe minimizimin e fenomenit të dhunës në familje në të ardhmen. Kjo mbështetur në dokumentet, rekomandimet dhe instrumentet ndërkombëtare, duke iu referuar kushteve konkrete të Shqipërisë”. Në fund të këtij aktiviteti janë prezantuar edhe prioritetet për vitin 2010 në fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, ku përmenden vlerësimi dhe rishikimi i strategjisë, zbatimi i statistikave gjinore, rishikimi i legjislacionit nga këndvështrimi gjinor, fuqizimi ekonomik i gruas dhe rritja e mundësive të saj për punësim dhe kualifikim profesional, ngritja e komiteteve të Reagimit të Koordinuar Kundër Dhunës, në bashki etj.