E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (7 prill)

Dashi
21 mars- 20 prill

Nëse dëshironi që t’i arrini qëllimet e juaja atëherë ndiqni vizionet e juaja. Në fund pyesni për ndihmë dhe shikoni nëse dikush ka nevojë për të.

Demi
21 prill- 21 maj

Disa njerëz dëshirojnë që ju të merrni iniciativën. Por mos bini pre e manipulimeve të tyre! Kujdes pasi mund të keni pasoja!

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Ndryshimet radikale duhet t’i prisni në fund të vitit pasi që duhet të kuptoni se një e ardhme e ndritur dhe e lumtur po ju pret.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Dëshironi që të jeni më të lidhur, po dikush ja ka vënë një mur. Duhet të prisni pak nëse dëshironi që t’i mundni të tjerët.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Krenaria është marka e juaj e preferuar...andaj mos lejoni që të dorëzoheni. Ndonjëherë ego nuk është e mirë dhe nuk mund t’ju ndihmoj.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Duhet që të jeni sa më të hapur dhe të bëni ndryshime në punë. Kështu do të arrini që të merreni me disa gjëra që nuk jeni marrë më parë!

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Dukja seksi nuk do ju hyjë në punë sot. Përdorni më shumë intelektin dhe mençurinë për të arritur punët e tyre!

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Një shpërthim i papritur do të tregoj ngjyrën e juaj të vërtetë. Do të shikoni se ata që i keni parë nuk janë ata për të cilët ju keni menduar.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Bisedimi më të huajt është mënyra më e mirë për të luftuar stresin. Pse jo! Kështu mund të krijoni edhe një lidhje të re në punë.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Mbani në mend, nëse dëshironi që gjërat të jenë më të mira atëherë duhet të punoni, sidomos nëse është puna tek paratë!

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Energjia e lartë ju ka mbërthyer. Andaj, punoni, punoni, punoni! Të gjithë do të mahnitën nga energjia e juaj brilante.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Jo gjithmonë ëndrrat kanë kuptim. Ndonjëherë ato janë të mistershme dhe konfuze! Kështu që nuk ja vlen të merreni me to gjatë gjithë ditës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›