Shtohen depozitat ne sistemin bankar ekspertet Situate optimale e rezervave
Ekspertët e bankave flasin për një situatë optimale të rezervave në banka.
Depozitat janë shtuar nga muaji në muaj dhe sipas konstatimeve të vetë guvernatorit Fullani, ato mund të mbulojnë më shumë se një herë kreditë.
Në këto kushte, ekspertët sugjerojnë krijimin e kushteve të favorshme për të shtuar kreditimin për konsumatorët, sikurse ishte edhe ulja e normës bazë të lekut.
Depozitat mbulojnë më shumë se njëherë kreditë.
E largët duket koha, kur bankat vuanin krizën e likujditetit dhe si rrjedhojë kreditë u rrudhën, e bashkë me të edhe besimi i bankave tek klientët.
Tani bankat e nivelit të dytë gëzojë rezerva të konsiderueshme, të cilat mund ta mbulojnë më shumë se një herë vlerën e kredive.
Ekspertë të fushës së financave, konstatojnë se gjendja e mirë kapitale e bankave duhet të justifikohet me shtim të kreditimit, i cili si pasojë do të shtojë edhe konsumin.
Ndërkohë pritet që bankat të shtojnë kreditimin, pas uljes me 0.25 për qind të normës bazë të lekut, e cila nëse do të kishte një zbatim zinxhir të efekteve, do të reflektohej në një rënie të interesave po në këtë masë.
Vetëm gjatë muajit korrik, depozitat në sistemin bankar u rritën me 6 miliardë lekë, kundrejt muajit qershor të këtij viti.