Shtohen kategoritë e personave që do të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike
Rritet masa e ndihmës ekonomike
Shtohen kategoritë e personave që do të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike. Ndërkohë që qeveria ka rritur masën e saj. Por ndryshe nga sa ishte më parë, koha për marrjen e saj do të jetë e limituar. Qeveria ka rritur masën e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, ndërsa ka shtuar edhe kategoritë përfituese në këtë skemë. Pagesat për të gjitha kategoritë do të fillojnë të përllogariten që prej datës 1 shkurt. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës, trafikut, dhe jetimët do të jetë 30 mijë lekë në muaj. Po ashtu e njëjta masë monetare do të jepet shtesë për familjet që kanë fëmijë në arsimin e detyruar. Ndryshe nga sa ishte me parë ndihma ekonomike do të limitohet në kohë. Kjo do të përcaktohet me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave.
...