E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim per monitorimin e Strategjise Ndersektoriale te Drejtesise

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua takimi i grupit të punës i mekanizmit institucional për monitorimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2011 – 2013. Funksionimi i këtij mekanizmi realizohet nëpërmjet një strukture të posaçme në përbërje të së cilës janë përfaqësues të KLD-së, prokurorisë, të Gjykatës Kushtetuese, Shkollës së magjistraturës, Avokatit të Popullit, shoqatës së gjyqtarëve e tjerë, që lidhen drejtpërdrejtë me funksionimin dhe organizimin e sistemit të drejtësisë. Ky takim u zhvillua për të diskutuar mbi raportimin e veçantë nga secili institucion kontribues dhe përgjegjës, mbi nivelin e përmbushjes së çdo politike dhe aktivitetin e ndërmarrë, mbi problematikat e hasura dhe vlerësimin e ecurisë së Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, në tërësi. Nga analiza e sotme rezulton se mbi 68% e masave të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë së drejtësisë janë të realizuara deri në ditën e sotme. Nga 205 aktivitete, rreth 136 janë përmbushur plotësisht, 27 janë në proces dhe 12 parashikohet të fillojnë në vitin 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›