E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, 181 emrat që do të dëmshpërblehen

Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital do të bëhet me këste

Qeveria miraton dëmshpërblimin financiar për 181 ish-të dënuar politikë të regjimit komunist. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës. Sipas vendimit, masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital do të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Shuma e llogaritur dotë transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura sipas nenit 33, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›