Shfrytezimi i inerteve pezullohet leja per 22 subjekte

Vetëm në lumenjë Fan dhe Mat janë dhënë 35 leje shfrytëzimi të shtretërve të tyre nga këshilli i basenit ujëmbledhës Mat ndërsa 22 subjekteve iu është pezulluar leja e shfrytëzimit për shkak të shkeljes së kushteve paraprake të saj. Përgjegjësi i Agjensisë të Basenit Ujëmbledhës Mat, Pashk Ndoci për të parandaluar efektet negative që ka shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve është reduktuar volumi vjetor i shfrytëzimit të inerteve me 28 %.
“Ne jemi të angazhuar që të ruajmë shtratin e lumit që të mos thellohet për të sjellë probleme me ekologjinë, por edhe që shtrati i lumit të mos ngrihet mbi nivelet e duhura ku dëmton argjinaturat dhe rrezikon përmbytje dhe prish stabilitetin agro-bujqësor të tokave”-thotë Ndoci.
Gjatë punës së saj task – forca e basenit ka evidentuar probleme në shfrytëzimin e inerteve në afërsi të veprave të artit, duke iu shkaktuar atyre dëme të pariparueshme.
“Inspektoriati i ndërtimit është institucioni që ka të drejtë të konfiskojë çdo paisje që kapet duke shfrytëzuar në zona të ndaluara dhe në vende të paligjshme, jashtë studimeve të miratuara nga Këshilli i Basenit”-thotë Ndoci.
Ritmi i lartë i ndërtimeve ka rritur edhe kërkesën për inerte lumore të cilat kanë një kosto më të ulët gjë që ka rritur edhe kërkesën e subjekteve që kërkojnë marrjen e lejeve të shfrytëzimit.
Lindita Kokaj