E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Te perfundojne projektet energjitike

Fuqizimi dhe modernizimi i rrjetit te transmetimit te energjise perbejne nje kusht te domosdoshem per pranimin e Shqiperise si anetare e Sistemit Europian te Energjise.

Ministri i Energjitikes Ilir Meta zhvilloi nje takim pune me drejtuesit e Operatorit te Shperndarjes. Gjate ketij takimi Meta tha se eshte e domosdoshme te perfundojne projektet energjitike mbi te cilat po punohet si linja e interkonjeksionit Tirane-Elbasan-Podgorice qendra dispecer apo nenstacioni Kasharit dhe te nise puna mbi projekte te reja si linja e interkonjeksionit 400 kilovolt me Maqedonine kablli nenujor me Italine te cilat jane te domosdoshme per terheqjen e investitoreve te huaj.

Keto investime sipas Metes do mundesojne pjesmarrjen e Shqiperise ne tregjet europiane te energjise nepermjet qendres rajonale te ankandeve qe eshte parashikuar te ndertohet ne Mal te Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›