Testamenti shpirtëror i Ted Kenedit
Në funeralin e senatorit të ndjerë, Ted Kenedi është lexuar një letër e dërguar nga Papa Benedikti XVI, si përgjigje e një letre që senatori kishte dërguar në ditët e fundit të jetës së tij. Testamenti shpirtëror i Kenedit ishte prekës. “Ju shkruaj me përulje në ditët e fundit dhe ju kërkoj të luteni për mua ndërsa shëndeti im keqësohet. E di se jam një njeri jo perfekt, por me ndihmën e besimit jam përpjekur të gjej udhën time”, shkruante. Dy javë më pas letra mbërriti bashkë me lutjet e Papës. Në detaj letra e Kenedit shpreh ndërgjegjësimin për vdekjen e tij. Senatori kishte kujtuar betejat politike bashkë me Vatikanin, atë të varfërisë, të drejtat civile dhe dënimin me vdekje. Por mbi të gjitha reformën në shëndetësi, qëllimi kryesor i jetës së tij. Papa i është përgjigjur me keqardhjen për shëndetin dhe me lutjet për të.