Izraeli ia hoqi Mahmoud Abassit statusin VIP

Izraeli ia hoqi statusin VIP presidentit palestinez, Mahmoud Abass dhe i dha leje për udhëtim që vlen vetëm dy muaj, njoftuan përfaqësuesit zyrtar palestinezë.
Ndaj këtij vendimi Abass u ankua javën e kaluar gjatë takimit të organizatës së tij-Fatah, duke deklaruar se leja e re është e ngjashme me atë që u nevojitet punëtorëve palestinezë për hyrje në Izrael dhe është reflektim i vazhdimit të kontrollit të këtij vendi ndaj palestinezëve, duke sugjeruar se Izraeli po përpiqet ta dënojë, sepse kërkoi anëtarësim të Palestinës në OKB.
Zëdhënësi i agjencisë izraelite që i jep dokumentet e udhëtimit për palestinezët, majori Gaj Inbar, deklaroi se nuk ka ndryshim në politikë dhe se leja është rezultat i lëshimit teknik, që së shpejti do të mënjanohet.
Ai theksoi se liria e lëvizjes mbetet e njëjtë, siç ishte.
Leja VIP i mundësonte Abassit të udhëtojë ku të dëshirojë dhe kur të dëshirojë.