Shtohet fatura për Genaral Elektrik, edhe 50 milion lekë për avokatët
Sipas vendimit me titull për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2010 miratuar për Ministirinë ë Punëve Publike dhe transporteve. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 10190, datë 26.11.2009, Për buxhetin e vitit 2010, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave vendosi dje që Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri Shpenzime operative, ti shtohet fondi prej 5 083 755 (pesë milionë e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë) lekësh, për detyrimin ndaj studios ligjore Grimaldi & Associatti, për përfaqësimin e mbrojtjen në Gjykatën e Apelit, Romë, në çështjen gjyqësore ndërmjet General Electrics, Athena S.P.A, vs, kundër Republikës së Shqipërisë. Në pikën e dytë të vendimit, thuhet se fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Qeveria ngarkon Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit e Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë. Në mes të marsit General Elektric fiton gjyqin, gjobë Shqipërisë 20 mln euro. Kompania amerikane General Elektric, fitoi përsëri betejën ligjore në arbitrazh kundër Shqipërisë duke arritur të marrë një dëmshpërblim prej 20 milionë euro, e cila është vendosur në formë gjobe si ndëshkim ndaj Shqipërisë, për prishjen e njëanshme të kontratës nga Ministria e Transporteve në Tiranë. Fatura e kripur financiare do të duhet të paguhet nga shteti shqiptar në zbatim të vendimit të gjykatave ndërkombëtare, të cilat dënuan Shqipërinë për kontratën e prishur me General Electric e cila ishte miratuar nga qeveria e drejtuar nga Fatos Nano, në vitin 2003. Një gjykatë amerikane konfirmoi dënimin e dhënë më parë nga Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit me qendër në Paris. Kontrata me General Electric u prish në vitin 2005, pasi qeveria shqiptare i dha rrugë një projekti për një tjetër linjë hekurudhore mes Tiranës dhe Kavajës. Pas dënimit me 20 milionë euro gjobë në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, qeveria shqiptare e apeloi vendimin ku sërish dënimi është lënë në fuqi ndërkohë që procedura gjyqësore ndërkombëtare po vazhdon.
Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 19:43