Shtohet numri i te pastreheve ne Greqi

Veshtire ta dalloje si te pastrehe megjithe elementin kompromentues te cantes se fryre dhe te mbeshtjelle me shirita qe burri i ulur ne gjunje ne krahe te saj mbante me doren e tij. Jam edhe une e pastrehe thote rruges per ne fjetinen e te pastreheve te Bashkise se Athines ku u tregua e gatshme dhe me nje fisnikeri te dukshme te na coje menjehere. Punonte si shtepiake por kriza e zboi sic thote dhe ketu e tre vjet mbeti dhe pa strehe endet nga nje fjetine ne tjeter dhe pa asnje ndihme nga mjedisi i saj familjar. Ne qofte se do te mund te gjeja pune do tiu perulesha thote dhe shton se nga ato cka shohin syte e saj perdite gjeja me e dhimbshme jane te rinjte e papune qe enden dhe luajne tavlle kur duhet te shtrydhin gurin te punojne dhe krijojne. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qender qe shperndan ushqime per te varferit
Te pastrehet Shoqeria dhe shteti nuk mund te qendrojne indiferente
E prezantuar vetem me emrin e saj Dhimitra nuk do te publikohet katandisja saj pa fshehur dhe nje ndjenje faji per veten e saj sic ndodh zakonisht me keta protagoniste te pafate te jetes. Sigurisht nuk ka faj ndonje tjeter per problemin tim sic do ti thote DW ne fjetinen e Bashkise ne hotelin e vjeter Capri te rruges Psaromilingu Nikollaos Mavroidis qe nuk i eci shendeti humbi punen ne ndertim dhe filloi peripecia. U gjenda ne pozite te veshtire perfundova te fle ne rruge dhe fale shendetit tim te brishte gjeta strehe ne bashki thote Mavroidis qe shton se shoqeria dhe shteti nuk mund te qendrojne indiferente. Ka disa veta ketu qe dikur ishin afariste kane borxhe neper banka shton si per te lehtesuar edhe veten qe te pastrehe tashme nuk jane vetem njerez te seres se tij.
Me krizen fare lehte mund te mbetesh i pastrehe
Ka te drejte Mavroidis krizen po e paguajne shtrenjte edhe njerez qe ishin nikoqire deri dje por humben punen apo afariste qe mbeten pa klientele dhe te mbytur nga borxhet neper banka humben bizneset. Nje pjese edhe benesen te cilet tani u jane shtuar te pastreheve te Athines por edhe qendrave te tjera te medha urbane si Selaniku qe arrijne ne rreth 20.000 vete. Nje qytet i tere fle neper rruge ne banesa te braktisura neper magazina hyrje te pallateve por edhe stola te parqeve per sa kohe akoma do te kene aleat motin e mire. E dini se sa e lehte eshte qe dikush te mbetet i pastrehe Te kesh punen tende te mos te te hyje njeri ne dyqan te mos mund te paguash kestet e kredise si puna ime dhe te vije banka te te sekuestroje shtepine i thote DW Petros qe i kaloi drynin dyqanit e ketu e gjashte muaj shkon perdite per dreken ne qendren e te pastreheve te Bashkise se Athines dhe ne darke mblidhet ne fjetinen me dhjete shtreter te OJQ Klimaka. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift George Apostolopoulos
Nikoqiret e dikurshem perbejne brezin e ri te rrugeve
Ky eshte brezi pra i ri i rrugeve qe nuk ka asnje lidhje me te droguarit alkoolistet apo depresivet te pamjes se njohur te qendres se Athines. Ishin deri se fundi te punesuar jane me nivel kulturor jane njerezit e deres perbri sikurse themi thote Ada Allamanu pergjegjese per te pastrehet te OJQ Klimaka. I dallon nga veshja tek i sheh ne radhat e perditshme te drekave te solidaritetit te Bashkise dhe Kryepeshkopates se Athines pavaresisht se naten mund ta kene kaluar tek ndonje shtepi autoveture qe u ka mbetur apo edhe shtrat te ndonje qendre strehimi. Njerez qe shfaqen ne radhat per ushqim me nje kapardine por edhe nje laptop per te siguruar buken pasi kane mbetur pa pune dhe pa gje i thote DW drejtori i Qendres se Pritjes te te Pastreheve te Athines Jorgos Apostollopullos.
Apel per solidaritet nga Bashkia ne sprove
Sipas Apostollopullos gjate muajit tetor numri i kerkesave per strehim ne qender eshte rritur ne krahasim me nje vit me pare 25. Apostollopullos druhet se numri i te pastreheve do te rritet ne menyre dramatike por dhe se sa do te jete ne gjendje Bashkia me strukturat qe disponon ti pergjigjet sfides. Besoj se do ti pergjigjemi por sigurisht ne masen qe do te na e lejojne edhe kushtet ekonomike pasi te ardhurat e Bashkise per shkak te krizes jane ulur ne menyre dramatike thote Apostollopullos qe e pranon se e vetmja zgjidhje jane paketat e donacioneve qe kane zene cdo pellembe te lire ne korridor dhe kane mberritur deri ne zyren e tij. Kemi nje fluks shume te madh vullnetar qe nga nikoqirja e thjeshte qe vjen e na sjell kafe dhe qumesht dhe deri te firmat qe dergojne paketa me ushqime edhe veshmbathje thote nje punonjese kurse pergjegjesja Ksanthi Jatagana leviz sa nga kompjuteri te hyrja per te arkivuar mallin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nikollaos Mavroidis ka mbetur i pastrehe
Se te pastrehet mund ti kene humbur te gjitha por ajo qe nuk duhet te humbasin eshte solidariteti njerezor. Ne nje rast te tille humbesi me i madh do te jete shoqeria qe do te kete lene te pastrehe vete shpirtin e saj.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Silvia Lazarou dhe Spiros Papadhatos te pastrehe