Mbi 600 të arrestuar në Moskë

Policia ruse të martën në mbrëmje ka arrestuar rreth 600 pjesëmarrës në tubimin e palejuar të opozitës, në të cilin protestohej kundër fitores së partisë së kryeministrit Vladimir Putin "Rusia e Bashkuar", e cila fitoi numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare ditën e diel.
Në Sheshin triumfal në Moskë mblodhën rreth 2.000 demonstrues nga disa grupe opozitare.
Sipas policisë, nuk ka pasur prishje serioze të rendit.
Në Sheshin triumfal ishin të pranishëm edhe të rinjtë e organizatës "Tanët" dhe "Garda e re" të cilët festuan fitoren e "Rusisë së Bashkuar".