E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania braktis Euron?

"Mediat nuk po tregojnë gjë për të shmangur krizën e panikut në tregje. Por ne që nga e hëna e kaluar kemi filluar të stampojmë Markën".Kjo është deklaruar nga një punonjës gjerman dhe u publikua në websajtin e organizatës ekonomiko-financiare, Affari Italiani.

"Nga 28 Nëntori ne nuk stampojmë më euro" tha burimi, i cili preferoi të mbetet anonim, duke shtuar se është dhënë urdhri që të shtypen marka gjermane.

Pikërisht më 28 nëntor zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel kishte deklaruar se "burimet në Gjermani nuk janë të pafundme dhe se Evropa nuk mund të pretendojë të ketë një forcë që nuk e ka.".

Madje ai kishte shtuar: "Gjermania është e fortë por nuk kemi fuqi të pakufizuar”.

“Duke vazhduar me këtë ritëm”, shton punonjësi, “do të jemi në gjendje për të plotësuar kërkesën për para, që është e nevojshme për të mbuluar tregun tonë të brendshëm që do të vinte nga mungesa e euros”.

Sakaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysninë për një reformë më të shpejtë në marrëveshjen e BE-së. Zyrtarisht thuhet se me këtë synohet të përballohet kriza e huave dhe të vendoset në kurs të qëndrueshëm monedha e përbashkët.

Por ndërsa akuzat ndaj Gjermanisë për dominim në Evropë po vazhdojnë, Merkel edhe pse ka dashur të përgënjeshtrojë diçka të tillë, ka lënë të kuptojë se e ardhmja e euros po rrezikohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›