E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i te prekurve nga gripi

Ditet e fundit te janarit eshte rritur ndjeshem numri i te prekurve nga gripi. Dhimbje fyti, dhimbje koke, temperature e larte qe shoqerohet edhe me te vjella jane vetem disa nga shenjat qe kane shumica e pacienteve kur paraqiten neper spitale. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik qe mbledhin te dhenat nga te gjithe spitalet e rretheve, ne menyre qe te kene nen mbikqyrje situaten epidemiologjike, shprehen se aktualisht numri i te prekurve shkon ne 10 mije ne jave. "Gripi po ndjek kurben normale te zhvillimit te tij dhe momentalisht kemi 10 mije te prekur ne jave, numer ky qe parashikohet te rritet gjate fundit te shkurtit dhe fillimit te marsit, kur edhe virozat arrijne pikun",- sqarojne specialistet. Fundjava ka regjistruar 300 paciente te vegjel çdo dite qe i jane drejtuar ketij sherbimi per te marre ndihmen e specializuar mjekesore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›