E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamja e Tiranës me fasada shumëngjyrëshe

Ngjyra dhe fasada, të cilat fshehin pas tyre kabuj dhe mure të zhveshur dhe të nxirë nga koha. Rikonstruksioni ka vite që është bërë dhe vetën ngjyrat e pallateve po vjetërohen. Pas tyre fshihen lagje të tëra, të cilat nuk kanë as elementët më të vegjël të rregullsisë. Një çëshje që është përfolur dhe më parë në median shqiptare dhe ne nuk jemi as të parët dhe as të fundit, por ajo që duam të theksojmë është një tjetër gjë. Deri kur do të vazhdojnë ndërtesat e Tiranës të jenë fasada për të mbuluar vjetërsirat e parikonstruktuara? Jo më kot ngrihet ende dhe sot ky shqetësim sepse si duket asnjë fond nuk ka kaluar në Bashkinë e Tiranës për regullimet në brendësi të lagjëve dhe ende sot ato vazhdojnë të jenë të vjetëruara. Deklarohet për një fytyrë të re të Tiranës, pretendohet për një imazh të ri të saj. Kërkohen dhe premto hen standarte europiane, dhe në fakt nuk bëhet asgjë. E deri kur do të vazhdojnë Tirana të ketë thjeshtë fasadat e sajë shumëngjyrshe?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›