E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doplomat, këshillat studentorë paralajmërojnë bojkotimin e mësimit

Këshillat studentorë të fakulteteve në Universitetin e Tiranës paralajmërojnë bojkot të mësimit nëse Ministria e Arsimit nuk merr ansnjë masë për korrigjimin e diplomës së tyre. Përfaqësues nga fakulteti i Histori-Filogjisë, Ekonomikut dhe Drejtësisë, kanë zhvilluar një tjetër protestë përpara MASH-it, duke i kërkuar të marrë seriozisht kërkesën e tyre. Në një komunikim me mediat rektori i universietit të Tiranës, ka njoftuar se ka komunikuar zyrtarisht me ministrin e Arsimit për problemin në fjalë, dhe shprehet optimist për korrigjimin e diplomës. Kule ka ritheksuar faktin se, hartimi i modelit të diplomës ka qenë një shkelje flagrante e ligjit. Ajo që konsiderohet e papranueshme për këtë model diplome nga ana e studentëve dhe krerëve të arsimti të lartë, është mungesa e fakultetit dhe departamentit që e lëshon atë. Stema e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e MASH të vendosura sipër saj, vlerësohen si elementë të tepërt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›