E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni i Gazetarëve denoncon dhunën ndaj gazetarit

Unioni i Gazetarëve shqiptarë denoncon aktin e dhunës që është bërë nga nën prefekti i Mirditës, ndaj gazetarit te gazetës "Telegraf" Gjergj Mandrea. Kryetari i këtij unioni, Aleksander Çipa e cilësoi këtë akt si dhunë flagrante dhe pa precedente nga titullarët lokal ndaj mediave lokale shqiptare.Ai kërkoi edhe nga kreu i qeverisë Sali Berisha dhe nga institucionet e larta shtetërore që të reagojne ndaj kësaj dhune.Mësohet se ngjarja ka ndodhur pikërisht në zyren e institucionit të nënprefektit i cili ka treguar forcë ndaj korrespodentit Gjergj Mandrea për arsye se ai ka denoncuar një rast të vjedhjes së disa ndihmave të dhuruara nga një television gjerman .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›