E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do të zëvendësojë Strauss-Kahnin?

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 12:56

Ndërkohë që shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss Kahn po mbahet në burg në New York, nën akuzat për sulm seksual, ka spekulime të shumta për kandidatët për të zënë vendin e tij në këtë organizatë.

Është ende e paqartë nëse kreu aktual i FMN-së Strauss Kahn do të dalë në gjyq nën akuzat se ka sulmuar një punonjëse të personelit të pastrimit në një hotel.

Ai thotë se është i pafajshëm.

Edhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë, ka shumë që mendojnë se karriera e tij në FMN ka marrë fund dhe se akuzat, të vërteta apo të sajuara, kanë dëmtuar rëndë gjasat e tij për të konkurruar në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Tani analistët financiarë po spekulojnë për atë se kush do të zëvendësojë Strauss Kahnin.

Deri më tani, në mediet ndërkombëtare qarkullojnë emrat e 10 personave, si kandidatët më potencialë për marrjen e postit të kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në mesin e tyre janë Mohamed El-Erian nga Egjipti, Stanley Fisher, nga Izraeli, Gordon Broën nga Britania e Madhe, Kemal Dervish nga Turqia, Peer Steinbruck nga Gjermania, Montek Singh nga India, Kristin Lagarde nga Franca, Agustin Karstens nga Meksika, Trevor Manuel nga Afrika e Jugut dhe Axel Veber nga Gjermania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›