E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Iron Man 2” më i shikuari në botë

“Iron Man 2” është filmi më i shikuar në botë edhe gjatë vikendit të dytë pasi që ka fituar 133. 6 milion dollarë në debutimin e tij në Amerikë përderisa renditet si filmi i pestë më të ardhura më të mira gjatë të gjitha kohës për dy javët e para.

Vazhdimi i hitit për superheroin e filmit të vitit 2008, në të cilin luan aktori veteran Robert Downey Jr. ka arritur të dominoj në Box Office para se të filloj Kampionati Botërorë në Afrikën e Jugut me 11 qershor.

Në total, nga 61 tregje ndërkombëtare filmit ka fituar 194 milion dollarë pas një vikendi ku fitoj plot 57.2 milion dollarë. “Paramount Pictures”, të cilët bëjnë distribuimin e filmave të Walt Disney Co që mban edhe studio Marvel, kanë thënë se në total filmi ka të ardhura më shumë se 25 për qind e pjesës së parë. Duke përfshirë edhe SHBA dhe Kanadanë filmi pritet që të fitoj edhe 327.6. milion dollarë, gjatë javës.

Më së shumti filmi ka fituar në Britani, në të cilin vend ka fituar 23 milion dollarë, Koreja (22 milion), Australia (15 milion) dhe Franca (14 milion).

Përpos SHBA dhe vendeve të lartcekura filmi është dhënë premier në Kinë ku ka fituar 7.3 milion dollarë. Japonia po ashtu është njëri prej tregjeve ku pritet që filmit të fitoj. Premiera në këtë vend do të hapet në javën e tretë.

Batman’i i papërkulur

Përderisa në SHBA premiera e “Iron Man 2” ka rrëzuar parashikimet e industrisë, disa ekspertë kamë menduar se ai mund të thyej rekordin e pjesës së Batman “The Dark Knight”, i cili në vitin 2008 theu rekordin duke fituar 158 milion dollarë për një javë.

Zëvendëspresidenti i Paramount, Rob Moore tha se pjesa e “Iron Man” nuk ka pasur adhuruesit e njëjtë sikurse ka historia për “Batman” apo për “Spider-Man” kështu që ky grup i këtyre veteranëve nuk kanë ardhur për ta parë atë.

Premiera e filmit në SHBA dhe Kanada siguroj 99 milion dollarë, përderisa deri me tani ai ka fituar 318 milion dollarë. Nëse përfshimë edhe tregjet ndërkombëtare, filmi do të arrijë të fitoj deri në 585 milion dollarë.

Pjesa e re, e cila e ribashkon Downey me regjisorin Jon Favreau ka kushtuar 170 -180 milion për t’u bërë. Downey luan rolin e Tony Stark, një djalosh që është mogul i prodhimit të armëve përderisa mund të fluturoj. Mickey Rourke, Don Cheadle dhe Scarlett Johansson luajnë po ashtu në këtë filmi.

“Iron Man 2” është filmi i parë për këtë vit që jepet nga Marvel qëkurse Disney bleu të drejtat e librit komik për ta bërë filma vitin e kaluar. Filmi gjatë kohës sa ishte në post-produksion ka pasur një kampanjë të madhe të marketingut. Filmi i tretë ku do të luajë Downey është heroi i tjetër i Marvel, “Avengers”, me të cilin Marvel pritet që të del premier në vitin 2012. (inboksi.com)

BOX OFFICE

1 Iron Man 2 .. 133.6 milion dollarë
2 A Nightmare on Elm Street .. 9.2 milion
3 How To Train Your Dragon ... 6.8 milion
4 Date Night .. 5.3 milion
5 The Back-up Plan ........... 4.3 milion
6 Furry Vengeance ............ 4.0 milion
7 Clash of the Titans ........ 2.3 milion
8 Death at a Funeral ......... 2.1 milion
9 The Losers .. 1.8 milion
10 Babies ...... 1.6 milion

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›