E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrëngatat e shiut “prish” planet përpushuesit në Durrës

DURRES-Data 20 Qershor që përkon me ditën zyrtare të stinës së verës ishte një ditë me telashe për Durrësin dhe qytetarët durrkasë. Koha e keqe dhe moti shkaktuan jo pak probleme për qytetarët dhe pushuesit që kanë mbërritur këtë fundjavë në qytetin bregdetar.

Shtërngatat dhe reshjet e shiut karakterizuan ditën e parë zyrtare të stinës së verës në rajonin bregdetar të Durrësit, pasi fundjava e tretë e qershorit, që sivjet përkoi me ditën e parë të solsticit veror, që në orët e para të ditës ka "shkarkuar" një shi të rrëmbyer.
Si pasojë e stuhisë nje rrufe ka goditur stacionin e pompimit të Fushë Kuqës duke e nxjerrë jashtë përdorimit. Për këtë arsye nga ora 04:00 e mëngjesit qyteti I Durrësit nuk furnizohet me ujë dhe pritet rregullimi I defektit.
Ndërkohë shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë jo pak probleme në kryqëzimet e arterieve kryesore të rrugëve në hyrje të Durrësit si dhe në rrugët "Aleksandër Goga" dhe "Taulantia", ndërsa bllokime të përkohshme kanë patur dhe rrugët në lagjet e Shkozetit, si dhe në ato 16 dhe 18 në pjesën veriore të Durrësit.
Sipas burimeve të Bashkisë, punonjësit dhe mjetet e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit dhe ata të komunales në plazh po punojnë për të normalizuar situatën.
Në fundjavët e para të qershorit në Durrës dhe në plazhet në jug dhe në veri të qytetit, kanë mbërritur mijra pushues ditorë nga qytetet të ndryshme, si dhe shumë qytetarë kosovarë, të cilët duke përfituar nga koha e shkurtër e udhëtimit në rrugën e re Durrës-Kukës-Morinë, i kanë paraprirë pushimeve verore me vizita 2-ditore në qytetin më të frekuentuar bregdetar në vend.
Po duket se sot çadrat e plazhit gjatë ditës mund të zëvëndësohen edhe nga çadrat e shiut, pasojë e "kapriçove" të motit në këtë zëvëndësim të stafetës së stinëve.

(d.b/News24/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›