Shtrëngim duarsh dhe batuta mes Ramës dhe Topallit
10/11/2011 Konferenca e djeshme e OSBE-së për rolin e gruas në qeverisje
Vonesa e kryeparlamentares Topalli u shoqërua me batuta nga kryetari PS-së
Ka mjaftuar një konferencë e organizuar nga OSBE-ja për të mbledhur së bashku në një tryezë kryetarin e PS-së Edi Rama, kryeparlamentaren Jozifina Topalli dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Në konferencën “Për rritjen e rolit të gruas në qeverisje” shefi i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfart, deklaroi se gratë në Shqipëri vazhdojnë të jenë të papërfaqësuara në politikë. “Mundësia që gratë të jenë pjesëmarrëse aktive është një parametër thelbësor i demokracisë funksionale. Nuk është e mjaftueshme një pjesëmarrje të vogël të grave në jetën publike”, - u shpreh Volfart.
Batutat Rama-Volfart-Topalli
Konferenca e djeshme e thirrur nga OSBE-ja për rolin e gruas në qeverisje është shoqëruar me batuta dhe shtrëngim duarsh mes kreut të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit. Por nga ana tjetër, edhe pse ishin ndër të parët që mbërritën në sallë, Rama e Meta evituan një takim mes tyre, ku as njëri dhe as tjetri nuk shkëmbyen asnjë fjalë. Por atmosfera “e ftohtë” në sallë është thyer për shkak të vonesës prej më shume se 20 minutash të kryeparlamentares Topalli. Ka mjaftuar kjo situatë që kreu socialist të shkëmbejë disa batuta me ambasadorin e OSBE-së Volfart. “Kur nuk mërzitesh ti, që je gjerman, të mërzitemi ne!” - është shprehur Rama. Duke vijuar me batuta të njëpasnjëshme, Rama i ka kujtuar diplomatit Volfart se vonesa prej dy-tri minutash parashikonte diçka më shumë se kaq. “A të thashë se e ka me lekë të reja vonesën?” - tha Rama. Kundërpërgjigjja ka ardhur nga ministri Ksera, i cili i është drejtuar Ramës: “E po bëhet përjashtim për gratë.” Edhe pas mbërritjes së Topallit në sallë Rama përveçse ka shtrënguar duart me të e ka vijuar me batutën e radhës, duke e lidhur me politikën. “Hë moj Jozefinë, kush po e vonon integrimin, unë apo ti?” - iu drejtua ai kryeparlamentares. Pjesa e dytë e batutave mes Topallit dhe Ramës ka vijuar edhe në panel, kur të dy kanë diskutuar për rolin e gruas në qeverisje. “Gruaja është krijuese dhe burri shkatërrues”, - ka thënë Topalli. Ndërsa Rama i përgjigjet: “Kur ka burra shkatërrues, nuk duhet të ketë bashkëpunëtore.” Përpos batutave të pranishmit e vunë theksin te rritja e përfaqësimit të grave në të gjitha forcat aktive politike.
Batutat në konferencë
Eugen Volfart: Të më falni, por kërkoj mirëkuptimin tuaj për ta nisur pak takimin me vonesë derisa të plotësohet i gjithë paneli.
Edi Rama: Për mua s’ka asnjë problem përderisa pret ti, që je gjerman.
Vofart: Jo, nuk besoj se vonohet shumë, dy-tri minuta.
Rama: Ishallah nuk e ka me lekë të reja!
Volfart: Jo, jo, do të nisim shumë shpejt.
Rama i drejtohet ministrit të Punës, Spiro Ksera: Jasu, re Spiro, ti kanis kala?
Spiro Ksera: Kala, kala, essi?
Rama duke pritur Topallin shkëmben batuta me kameramanët dhe gratë e tjera të pranishme në takim: E mo çuna, po presim të na vijë “Mis bota”. Le që nuk është mis, por mister.
Vofart në pritje të Topallit i është drejtuar Ramës: Ju kërkoj ndjesë, por duhet të presim në respekt, se ajo është zonjë.
Rama: Po pse këto që kanë mbushur sallën nuk janë zonja, çfarë të duken ty?
Pas një vonese prej gati 20 minutash, Topalli futet në sallë dhe nisë të takojë të gjithë të pranishmit e ulur në radhën e parë, përfshirë edhe kryetarin e PS-së Edi Rama. Duke i dhënë dorën Topallit, Rama i drejtohet: Hë moj Jozefinë, kush e vonon integrimin?
Topalli: Ti, ti.
Rama: Po hajde, pra, se ti po vonohesh.
Topalli: Kam lexuar së fundi një Nobel Prize. Është çmimi “Nobel” i fundit i marrë nga një shkrimtar i famshëm kinez. Quhet Gao Xingjian, i cili shkruan për gruan në veprën e tij në një lloj gati manifesti të feminilitetit duke folur me respekt. Ajo që thotë, që është substanciale, që është themelore në diferencën midis gruas dhe burrit, është se gruaja është krijuese. Burrat zakonisht janë më shkatërrues. Gruaja është krijuese. Gruaja di të marrë përgjegjësi ashtu siç i merr në familje. Gruaja di si drejtohet familja. Gruaja di se si rregullohen punët e shtëpisë. Gruaja di se si ruhen ekuilibrat brenda familjes. Po ashtu gruaja di të rregullojë punët e shtetit, punët e shoqërisë.
Rama: Më lejoni që t’i vë pikën duke thënë: jam absolutisht dakord me atë që tha Jozefina se gruaja është krijuese. Po burrin të mos e quajmë shkatërrues, por ta quajmë bashkautor të paktën. Pastaj, që ka dhe burra shkatërrues, kjo është jashtë çdo dyshimi. Dhe pikërisht pse ka burra shkatërrues duhet të ketë shumë më tepër gra krijuese edhe në politikë.