Bashkia: Linjë e veçantë urbani vetëm për studentët
10/11/2011 Mblidhet sot këshilli bashkiak i kryeqytetit, detajohen shtatë projektet
Linjë e posaçme urbani vetëm për studentët. Është ky një ndër vendimet e rëndësishme që këshilli bashkiak pritet të kalojë për miratim në mbledhjen që do të mbahet sot. Konkretisht bëhet fjalë për krijimin e një linje të re autobusi, e cila do të shtrihet nga qendra deri në Qytetin Studenti. Kjo linjë do t’u krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin në përputhje me kartën bashkiake të studentit. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, ka detajuar gjatë ditës së djeshme shtatë projektvendimet e reja që do të bëhen pjesë e mbledhjes. Në thelbin e tyre këto projekte synojnë zgjerimin e transportit publik, kursimin e parave të qytetarëve, investim në art dhe kulturë, fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit etj. Një tjetër vendim i përgatitur është ai që ka të bëjë me zyrtarizmin e procesit të hartimit të planit urbanistik të qytetit. Në zemër të këtij plani do të jetë përpjekja për të përmirësuar trafikun dhe parkimin, krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra për qytetarët si dhe rritjen ekonomike, duke ndarë tregun në zona dhe vendosur rregulla të ndershme për zhvillim të sigurt dhe të qëndrueshëm. “Projekti tjetër ka të bëjë me krijimin e komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Ky komision do të përfshijë zërin e qytetarëve në procesin e ndërtimit të saj dhe përbëhet nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman, të institucioneve qendrore dhe vendore”, - ka pohuar Bisha. Më tej ajo ka sqaruar se kryebashkiaku do të paraqesë dhe një projekt për t’u siguruar qytetarëve shërbim më efiçent dhe më të mirë në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës. Këto ndryshime do t’u kursejnë qytetarëve një milion dollarë në vit, dhe kjo është pjesë e angazhimit të kryebashkiakut për uljen e barrës fiskale, për llogaridhënie në qeverisje dhe për mbrojtjen e taksave të qytetarëve. Një tjetër projekt është ai për rehabilitimin e qendrës së qytetit, pasi qendra është më shumë sesa hapësira fizike që ajo zë, është ndërlidhëse e lagjeve të ndryshme dhe është projektuar për të ndihmuar qytetarët në jetën e tyre të përditshme.