Opozita dorëzon në Kuvend draftin për reformat
10/11/2011 Drafti i plotë dhe kalendari i propozuar nga PS për projektligjet me 3/5
Xhafaj: Drafti kërkon përmirësimin e ligjeve të kërkuara edhe nga BE-ja
Partia Socialiste me anë të deputetit të saj Fatmir Xhafaj i dorëzoi dje Kuvendit të Shqipërisë draft-propozimin e opozitës për futjen në axhendën e punimeve të Kuvendit të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Për nënkryetarin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve “nuk është fjala për të bërë një process formal për t’i thënë BE-së që ja ne i miratuam dhe ska më ndonjë problem, por këtu ëhstë fjala për të adresuar realisht problemet.” – u shpreh Xhafaj pak minuta pasi i dorëzoi kreut të Ligjeve, Ilir Rusmaili draftin e opozitës për reformat. Në këtë draft PS-ja kërkon përmirësimin e këtyre ligjeve të kërkuara nga BE-ja, që do të çonte, në mirëfunksionimin e Parlamentit dhe miratimin e reformave integruese për Shqipërinë duke kërkuar më tej relator përkatës nga të dyja palët.
Drafti i opozitës
Në draftin e saj, opozita e majtë synon një proces ligjvënës të ndërtuar tërësisht mbi baza kushtetuese, ligjore dhe standardet europiane. Për këtë PS-ja i propozon mazhorancës që së bashku “Të miratojmë një komision ad-hoc të atashuar pranë komisionit të ligjeve i cili bazuar në kalendarin përkatës të miratuar nga komisioni i ligjeve të ndërtojë një proces intensiv pune për shqyrtimin e projektligjeve të propozuara dhe projektligjeve të reja që do të duhet të shqyrtohen në kuadrin e reformës në drejtësi edhe në reflektim të rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit të BE.” - thuhet në letrën e Xhafajt drejtuar kreut të komisionit të Ligjeve Ilir Rusmaili. Dhe së dyti, thekson më tej Xhafa, “Të ndërtojmë një proces efektiv përmes komisionit për Cështjet ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e projektligjeve të propozuara dhe projektligjeve të reja që do të duhet të shqyrtohen në kuadrin e reformës në drejtësi edhe në reflektim të rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit të BE.” Për realizimin e këtij proëesi, PS në draftin e saj i propozon Komisionit të Ligjeve që të miratohet një kalendar pune në shtrirje kohore. “Të miratojmë për secilin nga projektligjet relatorët përgjegjës nga të dy palët duke atashuar (kur çmohet e nevojshme) edhe ekspertët përkatës në mbështetje të tyre. Relatorët të paraqesin planin e përbashkët për organizimin e procesit të shqyrtimit të projektligjit përkatës. Kalendari i komisionit të bëhet publik për t’ju dhënë mundësinë e shfaqjes së interesit dhe kontributit konkret kujtdo që dëshiron të ofroj ekspertizën e tij në këtë proces si dhe t’ju dërgohet të gjitha institucioneve dhe grupeve të interesit për të dhënë kontributet përkatëse; Komisionit ti krijohen kushtet për të siguruar përfshirjen, mbështetjen dhe asistencën aktive të një grupi ad-hoc konstitucionalistësh si edhe ekspertësh vendas (akademikë, pedagogë të së drejtës, ekspert të disiplinave të ndryshme nga rradhët e avokatisë, shoqërisë civile etj) rast pas rasti sipas fushave.” – theksohet në draftin e PS-së që iu dorëzua dje Kuvendit për shqyrtim.
Kalandari i PS-së për miratimin e projektligjeve me 3/5 nga Kuvendi
I. Periudha Nëntor – Dhjetor 2011
Projektligji për Kodin Hekurudhor; Projektligji për Kodin Ajror; Projektligji për Kodi Detar; Projektligj për Kodin Detar; Projektligj për Kodin Rrugor
II. Periudha Janar – Shkurt 2012
5. Projektligji për Kodin Penal ku parashikohen 5 ndryshime; Projektligji për Kodin Civil; dhe Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, datë 31.07.2000, “Për ndarjen administrative - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
III. Periudha Mars – Prill 2012
8. Projektligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. Gjithashtu hapja e procesit për shqyrtimin e projektligjeve për Shërbimin Civil, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, për Konferencën Gjyqësore, për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Kodin e Procedurës Penale etj – projektligje këto pjesë e planit të veprimit kombëtar dhe strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë të miratuara nga Këshilli i Ministrave, pjesë e rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit si dhe të kërkuara nga Opozita dhe vet Institucionet kushtetuese të sistemit të drejtësisë.
Integrimi në BE
Sanino: Dyert e Europës mbeten të hapura për Shqipërinë
Mungesa e dialogut politik në Shqipëri dhe nisja nga puna për realizimin e reformave nga palët ishin temat e diskutimeve të djeshme që Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino gjatë takimeve me Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe kreun e opozitës. Gjatë takimit me Presidentin e Republikës, Sanino theksoi se “Dyert e Evropës vazhdojnë të mbeten të hapura për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, por në fillim duhen përmbushur dhe plotësuar të dymbëdhjetë kriteret e nevojshme, në mënyrë që fitimi i ardhshëm i statusit të vendit kandidat të jetë plotësisht i merituar”. Nga ana e tij kreu i Shtetit vuri në dukje se, klasa politike shqiptare, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me integrimin evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim. Pavarësisht këtyre, Presidenti Topi u shpreh i sigurtë se “klasa politike do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.” –njoftoi dje Presidenca.