Shtrëngimi i duarve, Thaçi nuk komenton, Tadiç: Veprim i mirë
DUBROVNIK- Ish-presidenti serb, Boris Tadiç mori pjesë dje në samitin e Kroacisë dhe, i pyetur nga agjencia serbe e lajmeve, TANJUG, për shtrëngimin e duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se ky veprim nuk kishte domethënie historike, ndërkohë që shtoi se ishte një veprim i mirë pasi dy popujt kishin një problem që duhej zgjidhur.
''Shtrëngimi i duarve me Thaçin nuk ka domethënie historike, por ishte një veprim i mirë pasi dy popujt kanë një problem që duhet zgjidhur'', deklaroi Tadiç.
Zemërohet Beogradi
Një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb Boris Tadic ka shkaktuar zemërim në Serbi.
Tadic e Thaci u takuan në samitin rajonal në Dubrovnik të Kroacisë. Më parë, ish-presidenti serb ka refuzuar të takojë zyrtarët e lartë të Kosovës, sikurse edhe të marrë pjesë në takimet rajonale ku kosovarët kanë qenë, po ashtu të pranishëm.
I manduari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçic, tha se prania e Tadic-it në Samit është një "enigmë", dhe e pyeti ish-liderin serb që të qartësojë politikat e tij tani që ai që është një zyrtar i opozitës.
Ndërkohë Mediat e kanë cilësuar historik gjestin e shtrëngimit të duarve, por vetë Tadic ka refuzuar ta quajë të tillë.
Thaci
Nga ana e tij Kryeministri Thaçi nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me takimin.
Pjesëmarrjen e Tadiçit në këtë samit, ku Kosova është prezantuar si shtet, kryeministri Thaçi e sheh si një hap të mirë për pranimin e realitetit të ri në Kosovë nga Serbia.
Thaçi tha se është i gatshëm të marrë pjesë në çdo konferencë ku Kosova prezantohet si shtet dhe se do të takohet me secilin pjesëmarrës në këto konferenca që nxisin bashkëpunimin rajonal duke përfshirë edhe liderët aktualë të Serbisë.
Samiti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç shtrënguan duart gjatë një samiti në Dubrovnik.
Thaçi dhe Tadiç u takuan pas Samitit të mbajtur në Kroaci, ku morën pjesë kryeministra dhe përfaqësues nga 15 vende të Evropës dhe Afrikës Veriore.
Në këtë samit, i cili është tradicional, Serbia nuk ka marrë pjesë asnjëherë duke e bojkotuar për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Në këtë samit ishin edhe zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon dhe zëvendësi i tij, Philip Reeker.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Samiti i Dubrovnikut, Tadiç dhe Thaçi shtrëngojnë duart Opozita kosovare reagon për takimin Thaçi-Tadiç