Shtrenjtësimi i ushqimit, varfëron 44 milionë njerëz

Banka Botërore tha se rritja e çmimeve të ushqimit ka shtyrë rreth 44 milionë njerëz në varfëri, që nga qershori i vitit të kaluar.
Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, tha se “çmimet globale të ushqimit po rriten në nivele të rrezikshme”.
Publikimi i shifrave vjen para takimit të ministrave të G20-ës dhe guvernatorëve të Bankave Qendrore, që do të mbahet në Paris, në 19 shkurt.