Shoqëritë e kursim kreditit, raportim për mashtrimet
15/02/2011 Rregullorja e re, institucionet jobanka do të marrin masa dhe raportojnë mbi rrezikun operacional
Përveç bankave dhe degëve të bankave të huaja, subjektet financiare jobanka, si dhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre duhet të raportojnë pranë Bankës së Shqipërisë në lidhje me rrezikun operacional. Rregullorja e re ka përcaktuar futjen e tyre në sistem. Rreziku operacional është mundësia që subjekti të pësojë humbje financiare, nga papërshtatshmëria ose dështimi i proceseve të brendshme dhe sistemeve, gabimeve njerëzore ose i ngjarjeve të jashtme. Raportimi do të bëhet çdo vit dhe çdo tremujor sipas kategorisë së të dhënave.
Ngjarjet
Mundësia e humbjeve duhet të llogaritet dhe të merret parasysh nga këto subjekte në mënyrë të strukturuar. Subjektet, sipas rregullores, identifikojnë dhe marrin parasysh faktorët e brendshëm siç janë struktura e subjektit, natyra e veprimtarive, cilësia e burimeve njerëzore, ndryshimet organizative dhe qarkullimi i punonjësve, por edhe faktorët e jashtëm si ndryshimet në industri dhe përparimet teknologjike, të cilët mund të ndikojnë në mënyrë të pafavorshme në arritjen e objektivave të subjektit. Sa i përket mashtrimit të brendshëm, sipas rregullores, ai lidhet me ushtrimin e veprimtarive të paautorizuara, vjedhje ose mashtrime që përfshijnë të paktën një punonjës të subjektit. Disa ngjarje, të cilat klasifikohen si mashtrime të brendshme janë raportime të gabuara dhe me dashje në lidhje me pozicionet e subjektit, kryerje e transaksioneve të paautorizuara të subjektit, transaksione të brendshme nën llogarinë e punonjësit të subjektit, si dhe shkatërrim i qëllimshëm i aktiveve të subjektit, apo vjedhje, grabitje, zhvatje, përvetësime në subjekt, falsifikime, evazion fiskal i qëllimshëm. Sa i përket mashtrimit të jashtëm, sipas rregullores, ka të bëjë me vjedhjeve që kryhen nga një palë e tretë jashtë subjektit. Ky përfshin ndër të tjera vjedhjet dhe grabitjet, falsifikimet, dëmtimet e qëllimshme të sistemeve kompjuterike, vjedhjet e informacionit.
Punësimi
Rreziku mund të vijë edhe nga punësimi apo largimi nga puna e punonjësve. Prandaj duhet kujdes në ndjekjen e praktikave të punësimit dhe të sigurisë në punë. Sipas rregullores, kjo kategori i referohet ngjarjeve që lidhen me marrëdhëniet e punonjësve, sigurisë së mjediseve të punës, si dhe diversitetit apo diskriminimit. Shembuj, të cilët mund të sjellin humbje operacionale, përfshijnë kompensimin e pretendimeve të punonjësve si ngjarjet e diskriminimit, përfundimin e gabuar apo të padrejtë të kontratës së punësimit, apo shkeljet e rregullave të shëndetit dhe sigurisë.
Kategorizimi i linjave të biznesit
Subjektet duhet të hartojnë politika dhe kritere të veçanta për kategorizimin e treguesve për linjat dhe veprimtaritë e biznesit në një kuadër të standardizuar. Kriteret duhet të rishikohen dhe të përshtaten për aktivitetet e reja apo/dhe për çdo ndryshim të biznesit dhe të rreziqeve, që ndërmerr subjekti. Sipas rregullores, kategorizimi i veprimtarive në linjat e biznesit, për qëllime të rrezikut operacional, duhet të jetë në përputhje me kategoritë e përdorura për klasifikimin e aktiveve sipas rrezikut të kredisë dhe rreziqeve të tregut. Procesi i kategorizimit të veprimtarive sipas linjave të biznesit, duhet të jetë subjekt i shqyrtimit të pavarur të kontrollit të brendshëm.