Kërkesa, 20 shkurti të jetë dita e shoqërisë civile
Këshilli Rinor Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Studentor kërkojnë që të shpallet 20 Shkurti, Dita Kombëtare e Themelimit të Shoqërisë Civile në Shqipëri. 16 vjet më parë, KRSH është themeluar nga studentët e grevës së urisë, studentë të cilët luftuan për të gjithë ne. Ishin pikërisht këta studentë, ata të cilët themeluan dhe organizatat e para të shoqërisë civile dhe në një kuptim apo një tjetër, ky është edhe 20-vjetori i themelimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Për këtë arsye, KRSH merr iniciativën të kërkojë që 20 shkurti të shpallet si dita Kombëtare e Themelimit të Shoqërisë Civile. Përsa i përket lajmit të shfaqur në disa media, mbi pjesëmarrjen e Këshillit Rinor Shqiptar dhe Këshillit Studentor në organizimin e koncertit festiv, të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, më 20 shkurt 2011, kryetarja e Këshillit Rinor Shqiptar, Argyrina Jubani dhe Kreu i Këshillit Kombëtar Studentor, Qamil Dika, deklarojnë se në rang institucioni, nuk kanë bashkëpunim me asnjë prej forumeve rinore partiake.